Shtatë mijë pacientë vdesin çdo vit nga shkrimi i keq i mjekëve
Autori: Gazeta inFokus 11:46 | 27 February 2019
Shkrimi i keq i mjekëve, shkakton vdekjen e paqëllimshme të rreth 7 mijë personave çdo vit në SHBA.
Shkrimi i keq i mjekëve është një nga çështjet më të diskutuara për pacientët, kur këta të fundit duhet të “deshifrojnë” një recetë.
Sipas një raporti të Akademisë së Shkencave të Institutit Kombëtar të Mjekësisë në SHBA, fakti që infermierët apo farmacistët nuk mund të dallojnë qartë emërtimin e barnave nga shkrimi i keq i mjekëve, shkakton vdekjen e paqëllimshme të rreth 7 mijë personave çdo vit në SHBA. Sigurisht që jo të gjitha rastet rezultojnë fatale, pasi më të shumtë janë pacientët që thjesht pësojnë komplikacione të lehta shëndetësore.
Për ta minimizuar këtë problem, kompanitë e teknologjisë në bashkëpunim me institucionet parashikojnë që të fusin në përdorim sistemin e përshkrimit të barnave përmes teknologjisë, e cila do të përdoret nga mjekët dhe do bënte që të evitoheshin gabime të tilla, që shumë njerëzve u kushtojnë edhe jetën.
Google, Aetna, Dell e shumë spitale në Amerikë tashmë kanë prezantuar këtë sistem që mjekëve do t’u ofrohet pa pagesë.
Të tjera
-
Kusari ‘godet’ Tërnavën: S’mundet me ia imponu Kuvendit orientimin fetar
Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka fo...
-
Kusari-Lila garanton që Dejona Mihali nuk shkruan fjalime për deputetët e VV-së
Mimoza Kusari- Lila, shefe e Grupit Parlamentar të VV’së, në “Pressing” të T7...
-
Themelohet shoqata sportive e Policisë së Kosovës
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka ndërmarrë in...
-
Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT priti në takim, zv. Ambasadorin e Republikës Federale Gjermane
Ndër të tjera Kryeshefi informoi zv. Ambasadorin rreth përgatitjeve për imple...
-
“Call Center”, dëm 10 milion euro/ Goditet rrjeti i mashtrimeve në Europë, mbi 10 mijë raste, përfshihet edhe Kosova
Një operacion ndërkombëtar është finalizuar në datën 18 Prill 2024, në Shqipë...
-
Vuçiq: Pas votimit për Kosovën në Këshillin e Evropës, do të shohim se cilët janë miqtë e vërtetë të Serbisë
Presidenti serb Aleksandër Vuçiq tha se Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me ...
-
Osmani e Hovenier flasin për rrugëtimin e Kosovës drejt Këshillit të Evropës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e Shtetev...
-
Gjendet një person i vd ekur në Gjakovë, policia nis hetimet
Një person, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është gjetur pa she...
-
Kastrati vendos ‘delen’ mbi foltore: Qeveria po mashtron por populli nuk është dele
Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, teksa kritikoi Qeverinë dhe kryeministrin...
-
E dhimbshme, Vd*es tragjikisht në vendin e punës mërgimtari 30-vjeçar nga Malisheva
Ka humbur jetën tragjikisht në vendin e punës në Belgjikë, 30-vjeçari, Arian ...
-
Kosova afër anëtarësimit për në KiE, Serwer: Beogradi mund të humbasë betejën
Profesori Daniel Serwer, i njohur për ekspertizën e tij në menaxhimin e konfl...
-
Bajrami: S’mund të thuhet që Kurti është i pakorruptuar, kur ai mbron secilin skandal në qeverinë e tij
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami kur dhe po flasin për Raportin e DASH-it ...