Arsene Wenger pranë rikthimit, ja ku pritet ta shohim francezin e njohur
Autori: Gazeta inFokus
13:23 | 20 February 2019
Arsene Wenger u takua me presidentin e PSG, Nasser al-Khelaifi, në një turne tenisi të mbajtur në Doha, javën e kaluar. Ky takim vjen mes pretendimeve se kampionët francezë janë të pakënaqur me drejtorin sportiv, Antero Henrique, sipas “L’Equipe”. Wenger është larg fushave të blerta që kur i dha fund eksperiencës unike 22-vjeçare në krye të Arsenalit, në maj të vitit të kaluar.
Më parë, këtë muaj, u raportua se Wenger po shikonte mundësinë e menaxhimit të një klubi të ri. Dhe angazhimi i tij i ardhshëm mund të vijë në formën e drejtorit sportiv në Paris.
PSG besohet të jetë zhgënjyer nga Henrique, i cili nuk arriti të blejë Frenkie de Jong përpara Barcelonës, muajin e kaluar. Ai u emërua në rolin e drejtorit sportiv të parizienëve në qershor 2017, por nuk pritet t’i mbushë dy vite në “Parc des Princes”.
Në fakt, më herët, ishte presidenti i Bayern Munich, Uli Hoeness, që e këshilloi PSG për ta zëvendësuar drejtorin sportiv Antero Henrique, pasi kampionët e Bundesligës kritikuan negociatat e klubit parizien me Jerome Boateng. Gjigandët e Ligue 1 u përpoqën të nënshkruajnë me mbrojtësin ndërkombëtar të Gjermanisë, por një marrëveshje nuk u materializua dot para afatit përmbyllës të merkatos.
Ndjekja e PSG-së, e udhëhequr nga Henrique, ka lënë shije të hidhur te Hoeness, i cili ishte i ashpër me drejtorin sportiv të klubit francez. “Unë do ta këshilloja PSG që ta zëvendësojë drejtorin e vet sportiv. Ky njeri nuk është një figurë e madhe për klubin, – tha Hoeness për “Kicker”. – PSG nuk mund të lejojë që të ketë një drejtues të tillë sportiv, nëse do të jetë një nga klubet më të mira në botë”.

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...































