Sport

Mayweather rikthehet në ring në korrik, ja cila është sfida e radhës

Autori: Gazeta inFokus 14:50 | 16 February 2019

Floyd Mayweather do të rikthehet sërish në ring në korrik të këtij viti, në një tjetër duel “show”. Boksieri amerikan do të zhvillojë një duel me 3 raunde me nga 3 minuta secili, sfidë nga e cila ai do të arkëtojë 10 milionë dollarë. Kjo është sfida e dytë e këtij lloji që boksieri i pamposhtur amerikan (50 fitore e asnjë humbje në karrierë) zhvillon brenda 6 muajve.

Mayweather, 41 vjeç, nuk ka bërë me dije se cili do të jetë rivali por është mjaftuar duke thënë se bëhet fjalë për një ish-boksier japonez. “Do të zhvilloj një tjetër duel “show”, këtë herë në korrik. Nga kjo sfidë do të arkëtoj 10 milionë dollarë. Si gjithnjë do të duelohet sipas rregullave të mia. Nga ajo që kam marrë vesh bëhet fjalë për një ish-boksier japonez”, tha Mayweather për televizionin TMZ.

Më 31 dhjetor, Floyd Mayweather zhvilloi një duel të tillë “show” ndaj një sportisti japonez të kickboxing, Tenshin Nasukawa. Këtë sfidë, boksieri amerikan e fitoi me shumë lehtësi me “KO” që në raundin e parë, duel nga i cili arkëtoi 10 milionë dollarë. Boksieri i pamposhtur deklaroi së fundi se ka marrë mjaft oferta të tilla, për duele “show”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera