UFC kërcënon Khabib: Nuk mund ta mbajë peng titullin kaq gjatë

Autori: Gazeta inFokus
12:20 | 11 February 2019
E ardhmja e peshës së lehtë në artet marciale mikse është në kaos, pasi dy nga ikonat e këtij Divizioni janë të pezulluar. Përfshi edhe kampionin e botës Khabib Nurmagomedov, që deri në qershor është i pezulluar dhe nuk mund të duelojë. Gjithsesi, rusi ka marrë një vendim që deri në nëntor nuk do të mbrojë titullin kampion, por për presidentin e UFC-së, Dana White, kjo periudhë është e gjatë.
“Njerëzit nuk mund të ulen dhe të qëndrojnë pa dueluar për një kohë kaq të gjatë. Jo për sa kohë mban titullin kampion. Askush nuk mund ta bëjë këtë gjë, as Khabib. Nëse Khabib vërtet mendon se nuk do të duelojë për një periudhë kaq të gjatë, deri në nëntor, atëherë ne do të marrim masat për të sajuar diçka tjetër në këtë Divizion”, tha Dana White, presidenti i UFC-së.
Numri 1 i arteve marciale mikse e dha këtë deklaratë pas përfundimit të eventit UFC-234. “Në këtë Divizion janë edhe Conor McGregor e Tony Ferguson të gatshëm për të dueluar mes tyre. Ose njëri prej tyre. Gjithsesi, kur një mundësi e artë të troket në derë të gjithë e hapin atë. Ndaj do të shohim me kujdes se çfarë do të bëjmë”, tha White.

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën, 02.03.2025
Për të dielën parashikohet të kemi depërtimin e masave të ftohta ajrore, duke...
-
34.5% e votave të procesuara të diasporës, Muharremi e nxjerr rezultatin e partive – ja si renditen
Analisti Shenoll Muharremi, ka reaguar në lidhje me numërimin e votave të...
-
2.8 miliardë dollarët nga Mbretëria e Bashkuar, Zelensky tregon se për çfarë do shpenzohen
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka cilësuar si “takim domethënës dhe...
-
Prishtina, e 46-ta në botë për ndotje të ajrit
Prishtina, këtë të shtunë po renditet e 46-ta në botë, sa i përket ndotjes së...
-
SPAK-u me aksion, arrestohen 3 policë në qytete të ndryshme të Shqipërisë
Një operacion i përbashkët është zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme dhe Polic...
-
Macron pasi foli me Trumpin dhe Zelenskyn: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme me braktisjen e Ukrainës
Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se ka folur me presidentin ukrain...
-
ASK: Rritet kostoja e ndërtimit në Kosovë
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Kostos së Nd...
-
Trump do t’i nënshtrohet një kontrolli mjekësor rutinë
Presidenti Donald Trump, 78-vjeçar, do t’i nënshtrohet një kontrolli mjekësor...
-
Arrestohen 10 persona në një kafiteri në Suharekë, u kapën duke luajtur bixhoz
Dhjetë persona janë arrestuar mbrëmë në Suharekë, pasi janë kapur në flagran...
-
Macron telefonon Trump dhe Zelenskyn pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë
Pas përplasjes së bujshme mes Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky në Zyrë...
-
Mbretëria e Bashkuar nënshkruan marrëveshjen për të përshpejtuar 2.8 miliardë dollarë kredi për Ukrainën
residenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashku...
-
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së bën thirrje për rikthimin e ndihmave amerikane
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha të premten se Uashing...