Videoja tronditëse; Mohamed Salah u ofendua rëndë në Londër, si “musliman c**t”
Autori: Gazeta inFokus 15:34 | 06 February 2019
Mohamed Salah u quajt “Muslim c**t” nga një tifoz, gjatë barazimit të diskutueshëm të Liverpool-it me West Ham, në stadiumin e Londrës. Sulmuesi egjiptian iu nënshtrua një fyerjeje rreth fesë së tij, ndërsa përgatitej të ekzekutonte një goditje këndi në barazimin 1-1 të së hënës.
Filmimimi është bërë me një telefon celular në seksionin e tifozëve të West Ham, megjithëse është e paqartë se kush po i lëshonte fyerjet ndaj Salah. Sidoqoftë, videoja tregon abuzimin e tmerrshëm personal ndaj yllit egjiptian, me të cilin iu desh të merrej gjatë ndeshjes në fjalë të Premier League.
Një tifoz dëgjohet në video duke thirrur: “Salah you f***ing Muslim, f***ing Muslim c**t. F*** off.” Policia dhe FA tani po shqyrtojnë incidentin, i cili është vetëm sulmi më i fundit i paragjykimeve raciale dhe fetare, që po e turpërojnë futbollin anglez këtë sezon.
Një tifoz i Tottenham u ndalua nga policia për hedhjen e një lëkure bananeje drejt yllit të Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang, gjatë një ndeshjeje në “Emirates”. Pastaj ishte Raheem Sterling i Manchester City, ai që e pësoi nga abuzimi racist, çka çoi në arrestimin e katër tifozëve të Chelsea, pas një ndeshjeje në “Stamford Bridge”.
Po ashtu, muajin e kaluar, FA dhe policia angleze nisën një hetim pas një videoje të shfaqur, ku dukeshin fansat e Millwall duke kënduar një këngë raciste ndaj kolegëve të Evertonit, gjatë përplasjes së tyre në “FA Cup”. West Ham ka nisur një hetim, në përpjekje për ta identifikuar autorin e fyerjeve ndaj Salah. Klubi në fjalë ka premtuar zero tolerancë, nëse e gjen fajtorin.
Një zëdhënës i West Ham United tha: “Ne kemi një politikë me zero tolerance ndaj çdo forme të sjelljes së dhunshme, ose abuzive. Ne jemi një klub futbolli gjithëpërfshirës, pavarësisht moshës, racës, fesë apo besimit, martesës, ose partneritetit civil, shtatzënisë apo lindjes, seksit, orientimit seksual, rivendosjes gjinore, ose paaftësisë. Të gjithë janë të mirëpritur ngrohtësisht në stadiumin e Londrës.
Cilido që identifikohet duke kryer një vepër penale, do t’i kalojmë detajet e tij në polici dhe do të përballet me një ndalim hyrjeje gjithë jetën në stadium. Nuk ka vend për këtë lloj sjelljeje në stadiumin tonë”.
Të tjera
-
Hapet shkolla e parë shqipe në Manchester të Anglisë
Muaji nëntor i këtij viti ishte mjaft i suksesshëm për shqiptarët e Anglisë, ...
-
Çfarë e shkaktoi përplasjen e avionit në Korenë e Jugut? Ministri: Hetimet për ngjarjen mund të zgjasin deri në 3 vjet!
KOREJA E JUGUT- Koreja e Jugut ka përjetuar sot aksidentin më tragjik të avia...
-
Pamje të rrëzimit të avionit në Korenë e Jugut, deri tani mbi 150 të vdekur
Të paktën 151 persona kanë vdekur kur një avion pasagjerësh teksa po ulej pre...
-
108 aksidente për 24 orë në Kosovë
Për 24 orë në Kosovë, sipas të dhënave të policisë janë regjistruar 108 aksid...
-
Dyshohet se përmes rrjeteve sociale e kërcënoi një prokuror shteti, arrestohet në aeroport
Në aeroportin e Prishtinës është arrestuar një person nën dyshimin se për...
-
Dy personave u vidhen paratë e pazarit në Graçanicë, rasti nën hetime
Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Llapnasellë të Graçanicës. Atje dy punët...
-
Ushtroi dhunë fizike në familjen e tij, arrestohet i dyshuari në Podujevë
Një person është arrestuar në Podujevë pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fiz...
-
Haradinaj organizon pritje për veteranët e UÇK’së
Kryetari i AAK’së, njëherit kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj, sot ...
-
Viti: Një burrë vdes derisa po pinte kafe në një restorant
Një burrë në Viti ka vdekur derisa ishte duke pirë kafe në një restorant. ...
-
Tragjike në Korenë e Jugut/ Avioni përplaset me murin në aeroport, humbin jetën 120 persona
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korenë e Jugut, ku një avion teksa po kryen...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell, me përjashtim për në orët e...
-
Trepça njofton se ekzekutoi pagat për minatorët, u pagua edhe rryma
“Trepça” ka njoftuar se më 27 dhjetor – dje, i ka ekzekutuar pagat për të gji...