Sergio Ramos, tre “El Clasico” larg përjetësisë
Autori: Gazeta inFokus
14:42 | 06 February 2019
Sergio Ramos është lider absolut i Real Madridit. Nëse deri më tani ka pasur dikë që mund ta errësojë atë si lider, largimi i Cristiano Ronaldos ka pastruar të gjitha dyshimet. Ramos kapiten, Ramos gjuan penalltitë, Ramos është imazhi institucional i klubit. Dhe tani që mbërrin “El Clasico”, ekipi kthen sytë nga kapiteni i tyre, i cili është tri ndeshje larg përjetësisë.
Nëse mbrojtësi luan të tre ndeshjet e programuara, ai do të takojë Gento, Xavi dhe Sanchis si lojtarët që kanë qenë më së shumti në fushë në ndeshjen më të madhe në planet. Deri më sot, lojtari ka 39 duele kundër Barcelonës, të 39-ta si titullar.
Nëse ai arrin në 42 si pjesë e formacionit startues, ai do të përsërisë arritjen e Galerie del Cantabrico, i vetmi nga tre mitikët e “Clasico-s” që ka qenë titullar në formacion në ka ndeshje.Dita kur Ronadinho u përshëndet në “Santiago Bernabeu”, ishte gjithashtu debutimi i mbrojtësit në këtë lloj përballje. Që atëherë ai ka luajtur në 39 duele kundër Barçës, me katër gola dhe pesë kartona të kuq në rekordin e kontributeve të tij në skuadër.
Dhe ai do të arrijë në “Camp Nou”, aty ku ai ka shënuar dy gola.Që nga ajo “El Clasico” e nëntorit 2005, Ramos ka patur kohë për gjithçka në duelin e tij kundër Barcelonës, por gjithmonë duke qenë protagonist. Dhe në këto tre takime thuajse të njëpasnjëshme në të cilat do të përplasë fytyrat përsëri me Messin dhe shokët e tij, ai do të jetë sërish. A e imagjinon dikush Ramos-in duke bërë një “Panenka” në “Camp Nou”? Askush nuk e hedh poshtë nëse gjyqtari jep një penallti në favor të Real Madridit. Do të ishte një nga fotografitë e pakta që i mungojnë një lojtari që vetëm thyen rekorde.
Ramos është tre ndeshje larg për të qenë i përjetshëm, dhe katër të tilla për të qëndruar si i vetmi mbajtës i një titulli të privilegjuar në historinë e futbollit. Kjo arritje do të jetë një njohje më shumë për një karrierë të jashtëzakonshme në të cilën ai ende ka sfida. E para, të hakmerret për humbjen 5-1 në kampionat.

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...





























