Sport

Messi mbetet lideri, Ronaldo ngjitet në podiumin e “Këpucës së Artë”

Autori: Gazeta inFokus 12:44 | 04 February 2019

Messi dhe Ronaldo shënuan dopieta këtë herë, në ndeshjet e radhës të kampionateve përkatëse, por në të dyja rastet ato nuk mjaftuan për t’iu dhënë tri pikët Barcelonës dhe Juventusit, respektivisht. Argjentinasi vazhdon ta udhëheqë renditjen aktuale të “Këpucës së Artë” në Europë, i ndjekur nga Mbappe, ndërsa CR7 është bashkuar me podiumin (tre vendet e para) tashmë.

Talenti francez mundi ta shtrijë rekordin e tij të të shënuarit edhe kundër Lyon, pavarësisht se PSG pësoi humbjen e parë sezonale në Ligue 1. Në “top 10” shënuesit më të mirë të kampionateve europiane marrin pjesë edhe Quagliarella (Sampdoria), Pépé (Lille) dhe Zapata (Atalanta), ndërsa Lewandowski (Bayern Munich) dhe Harry Kane (Tottenham) mbeten jashtë këtij grupi lojtarësh.

Klasifikimi aktual, “Këpuca e Artë”
1. Messi – 21 gola (42 pikë)
2. Mbappé – 18 gola (36 pikë)
3. Ronaldo – 17 gola (34 pikë)
4. Salah – 16 gola (32 pikë)
5. Cavani – 16 gola (32 pikë)
6. Quagliarella – 16 gola (32 pikë)
7. Pépé 16 gola – (32 pikë)
8. Liliu 31 gola – (31 pikë)
9. Zapata 15 gola – (30 pikë)
10. Aubameyang – 15 gola (30 pikë)
11. Luis Suárez – 15 gola (30 pikë)

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera