Sport

Merkatoja e janarit, Premier League e para në shpenzime

Autori: Gazeta inFokus 07:56 | 04 February 2019

Më 31 janar u mbyll merkato e transferimeve dimërore, me Premier League-n në vendin e parë në aspektin e shpenzimeve.

Siç shkruan “Sky Sport”, Premier League konfirmohet në vend të parë me më shumë se 203 milionë euro shpenzime në merkaton e janarit. Për herë të parë, kampionati anglez shënoi rënien e parë të shpenzimeve gjatë merkatos së janarit që prej vitit 2012 (sezonin e kaluar shpenzoi rreth 490 milionë euro) dhe, pavarësisht nga kjo e dhënë, ajo renditet sërish në vend të parë.

Në vend të dytë të klasifikimit është Serie A, e cila regjistroi 168.10 milionë euro shpenzime. Në vend të tretë, Chinese Super League, me 114.5 milionë shpenzime.

-Advertisement-

Kjo shifër mund të rritet, duke qenë se merkato në Kinë mbyllet më 28 shkurt. Në vend të katërt, Ligue 1 (75.40 milionë euro), ndërsa kampionati brazilian renditen në vend të pestë, me 79.91 milionë euro të shpenzuara.

Shifra mund të rritet duke qenë se marrëveshjet parashikohet të mbyllen më 3 prill). Bundesliga gjermane renditet e 6-ta (75.4 milionë), ndjekur nga Liga spanjolle me 72.75 milionë shpenzime.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera