Cilat janë pasojat për shtetin në rast se nuk miratohet buxheti i vitit 2019?
Autori: Gazeta inFokus
07:56 | 30 January 2019
Për të enjten është paraparë të nxirret në votim në Kuvendin e Kosovës Projektbuxheti për vitin 2019.
Ekspertët tërheqin vërejtjen për pasojat për shtetin nëse buxheti nuk do të kalojë.
Madje, edhe vonesat në miratimin e Projektligjit për buxhetin 2019 mund të shfaqin pasoja si ndalja e të gjitha shërbimeve, siç janë pagat, blerjet, furnizimi, investimet e shumë projekte kapitale.
Ndërsa, nëse buxheti nuk arrin të votohet deri në fillim të muajit mars, atëherë rrezikon të bjerë Qeveria.
Agim Krasniqi, ish-drejtor i Buxhetit në Qeverinë e Kosovës, thotë për kallxo.com se deri në muajin e tretë të këtij viti duhet të ketë patjetër një vendim të Kuvendit për arkën e shtetit.
“Në rast se nuk ndodhë aprovimi i buxhetit Qeveria nuk ka të drejtë të shpenzojë asnjë mjet me përjashtim që ministri dhe thesari janë të autorizuar të bëjnë pagesa për larje të borxhit. Pasojat në rastin tonë nëse nuk aprovohet buxheti – shërbimet ndalen për paga, blerje, furnizim, investime, e gjitha shpenzime e tjera”, tha ai.
Krasniqi shtoi se nëse nuk kalon buxheti dhe bie Qeveria, kriza e buxhetit nuk zgjidhet, pasi krijimit të Qeverisë i duhet kohë dhe më pas buxheti duhet të rishqyrtohet.
“Nëse aprovohet buxheti me vonesë sërish rrezikohen projektet kapitale, megjithëse ka ende kohë. Buxheti mund të aprovohet deri në fund të shkurtit ose në mars, pasi është afati i fundit. Pjesa e të hyrave në buxhet realizohet pa problem, s’e pengon askush këtë pjesë”, theksoi ai.
Ndërkaq, eksperti i fushës së ekonomisë, Hekuran Murati, tha për kallxo.com se nëse deri të enjten nuk kalon buxheti dhe nuk ka vendim të Kuvendit për zgjatje të alokimit mujor për muajin shkurt, atëherë, sipas tij, që nga data 1 shkurt Qeveria hyn në “shut-down”, dhe nuk mund të bëjë asnjë shpenzim të vetëm, duke përjashtuar pagesat për borxhin publik.
“Në rast se Qeveria hyn në ‘shut-down’, atëherë nuk mund të paguhen pagat, pensionet, e madje as faturat për shërbime tjera publike. Kjo natyrshëm që do të krijonte një çrregullim në ekonominë e vendit, dhe një Qeveri e tillë vështirë se do të mbijetonte gjatë”, përfundoi Murati.
Ndryshe, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas mbledhjes së Kryesisë më 18 janar kishte paralajmëruar se në seancën e 31 janarit do të jetë në rend dite aprovimi i Buxhetit për vitin 2019.
“Me datën 31 do ta kemi një seancë parlamentare e cila do të jetë me disa pika të rendit të ditës shumë të rëndësishme për neve për qytetarët tanë. Është Ligji për buxhetin, statuti i Trepçës, Ligji për paga dhe një mori ligjesh tjera që do t’i aprovojë Kuvendi në shërbim të interesave të qytetarëve”, kishte thënë Veseli.

T� tjera
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, në rend dite caktimi i seancës plenare
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot në orën 11:00, për të diskut...
-
Anketa: Rreth 20% e kosovarëve të rritur duan dhe po përgatiten të emigrojnë, si është situata në vendet e rajonit
Sipas të dhënave të publikuara nga Regional Cooperation Council SecuriMeter20...
-
Shpërthimi në Zvicër, shqiptari rrëfen tmerrin: U ndjeva sikur isha kthyer në luftën e Kosovës, dëgjova tri herë thirrje për ndihmë
Një shpërthim i fuqishëm i ndjekur nga një zjarr ka tronditur banorët e një p...
-
Policia ia gjenë pistoletën në veturë, ia konfiskojnë, prokurori e liron në procedure të rregullt
Policia e Kosovës ka konfiskuar një pistoletë me gjashtë fishekë gjatë kontro...
-
Arrestohen në Shqipëri dy shqiptarë të kërkuar nga Italia, pritet ekstradimi i tyre
Dy shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane janë...
-
Ultimatumi i Trumpit për Teheranin: Sulme të mëdha ushtarake pas Vitit të Ri nëse dështon marrëveshja
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka lëshuar një ...
-
Rama në Manastir propozon Bibliotekë Mbarëkombëtare të Shqipes: Do ta marrim përsipër,besoj se Kosova do të ketë gatishmëri
Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Manastir, në Europe House, pati...
-
Përparim Rama me bashkëshorten merr pjesë ë Ditën e Komunës së Kotorit – ndan pamje nga pritja atje
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar në Facebook se ka qen ënë Ko...
-
Ky është personi i cili dyshohet se përmes mashtrimit për leukemi akute mblodhi afro 190 mijë euro
Një fushatë humanitare e nisur me pretendimin se 20-vjeçari Endrit Azemi nga ...
-
Në mesin e javës temperaturat bien deri në -8, ngriten nga enjtja – moti në javën që po hyjmë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka parashikuar mot të ndryshues...
-
Joseph sugjeron që dialogu Kosovë-Serbi të rifillojë sa më shpejt me temën e personave të zhdukur
Profesori amerikan, Edward P. Joseph, në një intervistë për mediumin serb “Ra...
-
Dyshimet për mbetje mortore, ekipet kthehen sërish në veri
Pas përfundimit të gërmimeve në Brod të Shërpcës, ekipet mjeko-ligjore do të ...





























