Sport

‘Gurbeti’ ndan hendbollisten njohur dhe Istogun

Autori: Gazeta inFokus 22:13 | 27 January 2019

Arlinda Krasniqi ka ndarë rrugët me skuadrën e femrave të Istogut.

Njëra ndër hendbollistët më të mira që ka pasur Istogu deri më tani, ka vendosur të largohet, raporton Zëri.

Tri herë radhazi pivotmenja më e mirë kosovare ka vendosur që jetën ta vazhdojë në Zvicër.

-Advertisement-

Krasniqi ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për Istogun dhe konsiderohet si njëra prej më meritoreve për rezultatet e skuadrës.

“KHF Istogu i dëshiron të gjitha të mirat hendbollistes tonë, Arlinda Krasniqi, duke e falënderuar dhe duke qenë mirënjohës për kontributin e saj për klubin dhe qytetin e Istogut”, thuhet në njoftimin e klubit

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera