Sport

Prishtina arrin në Turqi, mban seancë stërvitore

Autori: Gazeta inFokus 10:19 | 23 January 2019

25 futbollistët e Prishtinës kanë mbërri në Lara të Antalyas në Turqi dhe sot kanë mbajtur seancën e parë stërvitore.

Shtabi teknik i përbërë nga pesë trajnerë, Mirel Josa, Artan Luzi, Armend Simnica, Debatik Curri dhe Ahmet Beselica, në grumbullim në Turqi kanë futbollistët:

Visar Bekaj, Alban Muqiqi dhe Laurit Behluli – portierë

-Advertisement-

Armend Thaqi, Leotrim Bekteshi, Armend Dallku, Ahmet Haliti, Agon Xhaka, Abdul Bashiru – mbrojtës.

Donat Hasanaj, Jamal Arago, Diar Miftaraj, Lorik Boshnjaku, Ergyn Ahmeti, Argjend Mustafa, Qendrim Zyba, Ramush Ramadani – mesfushor.

Bleon Sekiraqa, Mergim Pefqeli, Meriton Korenica, Marjo Morina, Arbër Hoxha dhe Gauthier Mankenda – mesfushor ofensivë.

Basid Khalid dhe Alen Jasharoski – sulmues.

Skuadra sot ka mbajtur seancën e parë stërvitore nga ora 10 të mëngjesit në fushat e kompleksit “Internacional”. Ndërsa ekipi sikurse vitin e kaluar është vendosur në hotel “Titanic”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera