Premier League dominon futbollin! City, më e vlefshmja në histori
Autori: Gazeta inFokus 09:46 | 18 January 2019
Klubet e Premier League vijojnë dominimin e tyre përkundrejt rivalëve të tjerë europianë, sa u përket fitimeve dhe shpenzimeve, sipas një raporti të fundit të publikuar nga UEFA.
Raporti “Peizazhi i klubeve europiane të futbollit”, në numrin e 10 që trupa qeverisëse e futbollit europian shqyrton gjendjen financiare të klubeve mes 55 federatave anëtare të saj, tregon se ekipet kryesore të Anglisë kryesojnë si në aspektin e të ardhurave, ashtu edhe në atë të shpenzimeve, me faturat më të larta të pagave.
Në vitin 2017, të ardhurat totale të ekipeve të Premier League kapën shifrën e 5.3 miliard eurove (4.6 mld paund), gati dyfishi i atyre të La Ligës spanjolle (2.5 mld paund) dhe Bundesligës gjermane (2.4 mld paund), e konsiderueshëm më e lartë sesa ato të klubeve italiane të Serie A (1.9 mld paund) apo francezëve të Ligue 1 (1.4 mld paund).
Manchester United kryeson listën mbi të ardhurat totale, me 593 mln paund për vitin 2017, vetëm rreth 1 mln paund më shumë sesa Reali i Madridit, e megjithatë klubi nga “Old Trafford” projektohet të bjerë ndjeshëm në renditje kur të përpilohet lista për vitin 2018.
Ndër 30 ekipet e para të raportit, 13 janë nga Premier League, kryesisht për shkak të të drejtave televizive që zënë thuajse 54 për qind të të ardhurave totale për klubet.
Ndërkohë, fatura e përgjithshme e pagave të klubeve të Premier League kapi shumën e 2.6 mld paund për vitin 2017, lehtësisht më e larta në Europë. E kjo madje, pavarësisht zhvlerësimit të paundit përkundrejt euros, teksa Spanja dhe Gjermania ndjekin më pas në renditje.
Nëntë nga 20 lojtarët me pagën më të lartë luajnë në Premier League, konkretisht me Man. Cityn, Man. Utd., Chelsea, Liverpool, Arsenal, Tottenham, Crystal Palace, Leicester dhe Southampton.
City i sheikëve është gjithashtu skuadra më e shtrenjtë në histori. Grupi i drejtuar nga Pep Guardiola, që fitoi titullin vjet dhe po ndjek Liverpoolin sivjet, ka një kosto totale prej 702 milionë paund.
Blerja e tyre rekorde verës së kaluar, Riyad Mahrez, për 60 mln paund, i ndihmoi “Citizens” të kapërcenin Realin e Madridit, skuadër me një kosto prej 693 mln paund. Manchester United është e treta në listë. Të 3 këto skuadra kushtojnë sa 40-50% më shumë sesa Chelsea i vendit të katërt.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell. Acar i fortë në orët e mëng...
-
CNN: Arabia Saudite e paralajmëroi disa herë Gjermaninë për të dyshuarin për sụlmin e mbrëmshëm
Arabia Saudite u dërgoi disa herë paralajmërime autoriteteve gjermane për të...
-
Shtatë të lënduar në një aksident te Dheu i Bardhë
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur te Dheu i ...
-
Starlink-u funksional tani edhe në Kosovë – Çfarë do të thotë kjo dhe si funksionon
Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën vonë se rrjeti i tij privat ...
-
Starlinku në Kosovë, Osmani: Mirësevjen në Kosovë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanis...
-
Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë
Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një deg...
-
Tri orë pritjet për hyrje nga Jarinja
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Jarinje, tashmë po zgjasin...
-
Hetimet në Varagë, ekspertiza e lartë solli FBI në Kosovë
Dëmi u shkaktua tre javë më parë. E se kush qëndron prapa këtij akti terro...
-
Kurti sërish i bën thirrje mërgatës që të regjistrohet për votim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përsëri ka kërkuar nga dia...
-
KQZ thirrje për rritje të daljes në zgjedhje: Vota juaj mund të ndikojë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të...
-
Mbi 2 orë pritjet për të hyrë në Kosovë
Fluksi i pritjeve sa vjen e shtohet nëpër pikat kufitare të Kosovës. Sipas...
-
Qytetari ankohet për kolona kilometrike në Podujevë
Rruga Podujevë-Prishtinë, thuajse është ”bllokuar”, nga kolonat e gjata të kr...