Real Madridi dorëzohet për Modric
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2019/01/luka-modric-852x460.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
11:40 | 17 January 2019
Ëndrra e verës së kaluar e tifozëve zikaltër kthehet në rend dite. Interi, për verën e ardhshme po synon fort të marrë shërbimet e Luka Modric, fituesit të “Topit të Artë” për vitin 2018 dhe numrit 10 të Real Madridit.
Kroati, i cili ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Perisic, Brozovic dhe Vrsaljko (pjesë e klubit italian në fjalë), ishte afër kalimit tek Interi, gushtin e kaluar, pas Kupës së Botës, ku përfundoi në vendin e dytë me kombëtaren e tij. Tani, në ndihmë të përmbushjes së këtij operacioni, shtohet edhe Marotta. Prej tij synohet goditja vendimtare.
Sinjalet nga Spanja, shkruan “Corriere dello Sport”, janë pozitive në lidhje me shitjen e ish-lojtarit të Tottenham. Rinovimi i kontratës së kroatit, e cila skadon në vitin 2020, nuk është adresuar dot deri më tani, me Real Madridin që, për këtë rol ka fokusuar danezin Christian Eriksen. Ky i fundit është objektivi numër një për mesfushën e “Los Blancos”.
Klubi zikaltër, pas sigurimit të Diego Godin në verë, do të bëjë hapa të tjerë përpara në merkato. Duket mision i vështirë, por jo i pamundur marrja e kroatit. Kontaktet me njerëzit e besuar të nënkampionit të botës janë gjithmonë e më “të gjalla”, ndërsa pritet të shihet se çfarë do të bëjë Real Madridi me Eriksen.
Nëse Florentino Perez ia del të marrë në kryeqytetin spanjoll yllin danez të Tottenham, atëherë sulmi zikaltër për Modric është gati. Marotta e ka gati planin. Pasi u largua nga Juventusi me shijen e një operacioni “big”, si ai i Cristiano Ronaldos, lëvizja e tij e parë me zikaltrit mund të rifillojë nga Real Madridi. Luka Modric është i pari në listën e dëshirave dhe objektivave.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/01/ARTIKULLI-ufc-scaled.jpg)
Të tjera
-
Rritet numri i aksidenteve në trafik
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit janë raportuar 73 a...
-
Arrestohet i dyshuari për grabitjen e vitit të kaluar në Prishtinë
Të mërkurën është arrestuar i dyshuari për grabitjen e ndodhur në rrugën “Agi...
-
Më shumë se 30 mijë vizitorë gjatë qershorit në Kalanë e Gjirokastrës
Vazhdon rritja e numrit të vizitorëve në Kalanë e Gjirokastrës ku është regji...
-
Nisin homazhet për Ismail Kadarenë
Në Teatrin e Operas dhe Baletit po mbahen homazhet për shkrimtarin Ismail Kad...
-
Sot feston ditëlindjen Ramush Haradinaj
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, feston sot di...
-
Buzëqeshin fermerët, sot nis ekzekutimin i pagesave për subvencione
Sot ka filluar ekzekutimi i pagesave të subvencioneve për fermerët kosovarë. ...
-
Katër persona arrestohen në Vërmicë, u gjet drọgë në veturën me të cilën qarkullonin
Katër persona janë arrestuar, tre kosovarë dhe një shtetas i Shqipërisë, pasi...
-
Një vajzë në Suharekë raporton në Polici se është dhụnuar nga dy persona, të dyshuarit arrestohen
Një grua në Suharekë ka raportuar në Polici se është dhunuar nga dy persona. ...
-
Arrestohet një burrë që dyshohet se ka dhuṇuar një vajzë të mitur në Vushtrri
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë i cili dyshohet për d...
-
Gjenden dy mjete shpëṛthyese në Gjakovë
Dy mjete shpërthyese janë gjetur dje në Gjakovë. Sipas policisë, ato janë ...
-
Gjendet pa shenja jete një burrë në Lipjan, policia nis hetimet
Policia ka nisur hetimet për vdekjen e një burri në Lipjan. Me vendim të p...
-
NATO-ja do të dërgojë emisar të përhershëm special në Ukrainë
Vendet anëtare të NATO-s vendosën të dërgojnë një emisar special në Kiev, për...