Lifestyle

Si ta nxirrni nga syri i bebes trupin e huaj?

Autori: Gazeta inFokus 20:36 | 09 January 2019

Lexoni se si duhet të veproni kur bebes tuaj i hyn diçka në sy

Edhe një “torturë” për beben. Megjithatë, nuk është fjala për një problem të madh,

Si duhet vepruar?

-Advertisement-

Duhet marrë një garzë të vogël e të pastër, sipas mundësisë të njomur në tretje prej tre për qind të thartirës borike për sy (Acidi borici pro oculi) – e cila mund të blihet në barnatore dhe me kujdes duhet të nxirret qerpiku apo ajo gjë që i ka hyrë në sy bebes.

Ndonjëherë ndihmon edhe qitja e një apo dy pikëve të tretjes në këndin e syrit, kur fëmija shikon lart, prandaj trupi i huaj vetë do të dalë.

Nëse trupi i huaj apo qerpiku nuk shihen, atëherë duhet me garzë të njomur të fshihet butësisht syri nga këndi i jashtëm.

Ndoshta procedurën do të duhet ta përsërisni, derisa fëmija të pushojë të “fërkojë” syrin.

Në rast që nuk keni garzë sterile, mund të përdorni faculetë letre – sillet nga ana e brendshme, duke mos e prekur me duar pjesën me të cilin nxirret trupi i huaj apo qerpiku.

Kurrë nuk duhet ta bëni me gishta, sado që t’i keni duart të pastra.

Sepse mund të ndodhë që të fusni ndonjë infeksion dhe nga problemi i vogël dhe i parrezikshëm të bëni problem të madh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera