Kina synon Europën përmes Serbisë
Autori: Gazeta inFokus 10:11 | 02 January 2019
Përkundër interesimit të Pekinit, lidhja e Kinës me Bashkimin Europian ka përjetuar një seri thyerjesh në vitin 2018. Në muajin dhjetor, ekonomia më e fortë evropiane, Gjermania, ia bëri Kinës edhe më të vështirë investimet duke krijuar një ligj kundër blerjeve të kompanive gjermane nga vendet e huaja.
Revista e njohur “The Diplomat” ka shkruar për mënyrën se si Kina synon tregun evropian dhe këtë, thotë se e ka gjetur përmes rrugës kah Serbia, transmeton Koha.net.
“Në Ballkan, jo fort larg BE-së, Kina po shijon një tjetër përvojë. Një jo-anëtare e BE-së, Serbia, pohon të jetë një prej mikeve më të mira të Kinës në Europë. Pekini është përfshirë në projekte të shumta në Ballkan, edhe pse ajo më e njohura, hekurudha Beograd-Budapest, ka dështuar të ndërtohet deri më tani”, ka shkruar “Th Diplomat” që përmend marrëdhëniet e turbullta mes Kinës dhe Jugosllavinë që prej vitit 1949 e këtej.
“Josip Broz Tito, lideri i Jugosllavisë komuniste, dëshironte të lidhej me Republikën Popullore të Kinës, por ishte kthyer mbrapsht nga Mao Zedongu për shkak të ndarjes së Titos me Stalinin. Edhe pse Jugosllavia filloi ta njihte Republikën Popullore të Kinës në vitin 1949, Tito priti që më 1977 ta vizitonte Pekinin për herë të parë”, shkruan gazeta.
Ftohjen e marrëdhënieve të diktatorit shqiptar, Enver Hoxha me Kinën, e shfrytëzoi Serbia që u bë partnere e saj.
“Marrëdhëniet vazhduan të jenë të mira që prej viteve ’80 dhe ’90 kur erdhi në pushet Sllobodan Millosheviqi. Pas luftës për ndarje të Jugosllavisë, Millosheviqi vizitoi Kinën si president serb në vitin 1997 dhe mori përkrahje diplomatike nga Kina pas marrëveshjes së Daytonit”, shkruan “The Diplomat”.
“Kjo është parë si shumë e rëndësishme për marrëdhëniet e Kinës me Serbinë. Pekini përkrahte pikëpamjet e Beogradit për Kosovën. Kjo reflektonte situatën e saj me Taiwanin apo edhe Hong Kongun.
Kjo gazetë konsideron se ndërhyrja e NATO-s me bombardime në vitin 1999, ishte një tjetër moment i rëndësishëm që forcoi marrëdhëniet e Serbisë me Kinën që kishte shprehur kritika kur nga sulmet me bomba në Beograd kishin vdekur tre kinezë.
Raportet e Serbisë me Kinën, sipas “The Diplomat”, janë forcuar shkaku i qëndrimeve që Serbia ka ndaj Kosovës. Përveç Kosovës, kriza ekonomike e vitit 2008 shtyu Serbinë që të përqafonte Kinën.
Të tjera
-
Kronologjia e mạsakrës në Cetinje me 12 të vrarë, policia thotë se u informua gabimisht për lokacionin
Drejtori i Policisë në Malin e Zi, Llazar Shqepanoviq tha se Aco Martinoviq, ...
-
“Ndërprerje rryme çdo ditë deri në shtatë orë” – Revoltohen banorët e Livoçit
Banorët e fshatit Livoç i Epërm, në rrugën “Shyqri Ajvazi”, janë mbledhur par...
-
Parashikimi i motit për të premten
Për të premten parashikohet mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diel...
-
44 vjeçari në Prizren goditet në krahëror me thịkë nga një 18 vjeçar, policia jep detaje
Një person është goditur me thikë në krahëror, pas një mosmarrëveshjeje që pa...
-
Krasniqi: Vetëvendosje do që institucionet të veprojnë sipas nevojave politike të partisë
Lëvizja Vetëvendosje, bëri të ditur se sot ka dorëzuar, përmes postës, ankes...
-
Fëmija u gjet në rrugë, tre viktima u nxorrën nga vetura, Policia në kërkim të trupit të katërt pasi automjeti ra në lum
Është nxjerrë nga lumi vetura bashkë me tre trupa të pajetë. Policia dhe e...
-
Tragjedia në Vardar, tre të vdekur brenda makinës që u nxor nga lumi
Është nxjerrë nga lumi vetura me tre trupa të pajetë. Siç raporton Alsat n...
-
Aksident i rëndë: Vetura bie në Vardar, kalimtarët gjejnë në rrugë fëmijën 5 vjeçar, katër familjarë ende të zhdukur
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme ku një vetura ka rënë në lum...
-
Dyshohet se babai ka vrarë djalin në Tetovë
Në Tetovë, dyshohet se babai vret djalin e vet. Ngjarja ka ndodhur lagjen Bll...
-
Ky është ushtari amerikan që vdiq në shpërthimin e Teslas
Personi që autoritetet amerikane besojnë se vdiq në Tesla Cybertruck që shpër...
-
“Vazhdojmë të zbatojmë mandatin” – KFOR-i kryen një trajnim të rëndësishëm në Boondsteel
KFOR ka bërë të ditur se ushtarët amerikanë që janë pjesë e këtij misioni në ...
-
Publikohen çmimet e biletave për të gjitha linjat e Tafikut Urban
Komuna e Prishtinës ka njoftuar e qytetarët për çmimet e biletave të transpor...