Zëvendësministri Makolli bëri përurimin e punimeve në ambientet e Shtëpisë së Pleqve
Autori: Gazeta inFokus 18:04 | 21 December 2018
Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Vesel Makolli, ishte sot për vizitë në Shtëpinë e Pleqve, në përurimin e investimeve të kryera në ambientet e këtij institucioni. Me këtë rast, për kontributin e dhënë, zëvendësministri Makolli dhe drejtoresha e Shtëpisë së Pleqve, znj Raze Aliqkaj, ndanë mirënjohje për përfaqësuesin e korporatës multinacionale JTI (Japan Tobacco International), z. Përparim Tushaj, si dhe implementuesin e këtij projekti në Prishtinë, Qendrën për Shërbime Humane dhe Zhvillim, gjegjësisht znj Mimoza Shahini, udhëheqëse e projektit.
JTI dhe Qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillim kanë, bërë rregullimin e ambienteve të jashtme dhe të brendshme në Shtëpinë e Pleqve.
Në fjalën përshëndetëse zëvendësministri Makolli, duke falënderuar donatorët, tha se iniciativa për rregullimin e infrastrukturës dhe ambienteve në Shtëpinë e Pleqve, është një punë shumë humane. ”Duart që ndihmojnë janë më të shenjta se buzët që luten. Që të përkujdeset dikush për ne, duhet që ne sot të përkujdesemi për këta banues të kësaj shtëpie. Është kënaqësi kur njeriu e përjeton jetën, sepse jo të gjithë e përjetojnë moshën e tretë” tha ai. Makolli ndër tjera tha se rezidentët e kësaj shtëpie nuk do të lihen në harresë dhe se institucionet do të përkujdesen gjithnjë edhe në të ardhmen për gjeneratën që kontribuoi shumë për vendin tonë.
Ai ka falënderuar të gjithë ata që në mënyra të ndryshme po kontribuojnë në mirëqenien dhe rehatinë e këtyre njerëzve, të cilët përveç kontributit material, më së shumti kanë nevojë që të jemi sa më afër tyre dhe të mos ndihen të braktisur.
Të tjera
-
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të ...
-
Ngjarjet e datës 4 maj
Në vigjilje të shënimit të 25-vjetorit të çlirimit të Komunës së Gjakovës org...
-
Investimi në kriptovaluta, qytetarë të shumtë po bien pre e mashtrimeve
Interesimi i qytetarëve për të investuar në kriptovaluta vazhdon të jetë i ma...
-
4 Maj, Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve
Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndë...
-
AGK-ja dënon intimidimin e deputetit Basha ndaj gazetares së RTK-së
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit, Dimal Basha ndaj gazetares së R...
-
Osmani uron Poloninë për Ditën e Kushtetutës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Poloninë me rastin e Ditës së ...
-
Polici i goditur me veturë dërgohet në emergjencë, kjo është gjendja e tij
Gjendja e zyrtarit policor, i cili u godit nga e dyshuara A.A, në kohën kur i...
-
Shoferja godet me veturë policin në Prishtinë dhe largohet nga vendi i ngjarjes
Një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë është goditur nga një shofere e ci...
-
Gjendet i vde kur një burrë në Rahovec, policia nis hetimet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Krushë të Madhe të Ra...
-
Nga një muaj paraburgim për të dyshuarit e plag osjeve në Lupç të Podujevës
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë T...
-
Goditet për vd*kje një 50-vjeçar në Durrës
Një person i moshës 50 vjeç ka mbetur i vdekur në Durrës si pasojë e një aksi...
-
Zëdhënësi i AAK-së: U vërtetua që mediat në Kosovë janë në shkelje e sipër nga një qeveri që koha po i kalon
Në Indeksin i fundit vjetor Botëror mbi Lirinë e Shtypit publikuar nga “Repor...