Lajme

Isa Mustafa: Thaçi ka tendenca t’i shkel të drejtat kushtetuese të LDK-së

Autori: Gazeta inFokus 11:51 | 21 December 2018

Kryetari Lidhja Demokratike e Kosovës, Isa Mustafa sot ua ka përcjellë ambasadorëve të shteteve të Kuintit, OSBE-së dhe Zyrës së BE-së në Prishtinë një letër në të cilën ka sqaruar qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës siç thonë ata, rreth tendencave të Presidentit Thaçi për zvarritjen e emërimit të anëtarëve të KQZ-së, që nga 27 mars e këtij viti, duke e defunksionalizuar tërësisht këtë institucion kushtetue, përcjell Gazeta inFokus.

Sipas një komunikate të LDK-së, letra sqaron dhe reagon ndaj tendencës së presidentit Thaçi, pa baza ligjore e kushtetuese t’i garantojë koalicionit qeverisës, shumicë në KQZ duke dëmtuar dhe shkelur të drejtat kushtetuese të LDK-së të cilës i takojnë dy anëtarë në KQZ, e jo vetëm një siç pretendon presidenti Thaçi.

“Në fund kryetari Mustafa njoftoi se LDK-ja është tejet e vendosur të mbrojë të drejtën e saj për përfaqësim adekuat në KQZ në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dhe në rast të mos materializimit të kësaj të drejte do ta referojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e LDK-së./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera