Akuza Geoffrey Rush; Aktorja Stone e denoncon për ngacmime seksuale
Autori: Gazeta inFokus 10:05 | 18 December 2018
Aktori i kalibrit të lartë Geoffrey Rush përfundon në qendër të akuzave për ngacmime seksuale. Fituesi i çmimit Oscar është akuzuar nga aktorja Yael Stone për sjellje të papërshtatshme kundrejt saj, që datojnë që në vitin 2010, përgjatë bashkëpunimit të tyre në spektaklin teatror “The Diary of a Madman”.
Sipas deklaratave të aktores, të dhëna në gazetën New York times, Rush paska kërcyer lakuriq përballë saj në dhomat e zhveshjes, dhe gjithashtu ka përdorur një pasqyrë për ta përgjuar aktoren në tualet. Stone ishte 25 vjeç në kohën kur këto ngjarje kanë ndodhur, në krahasim me Rush, i cili ishte 59 vjeç.
Megjithëse është ndjerë në siklet nga sjelljet e kolegut, Stone ka pranuar se ka marrë pjesë deri diku në “lojërat e tij erotike”, vetëm për të evituar një ofendim të mundshëm për Geoffreyn.
Këtyre akuzave i ka ardhur menjëherë përgjigjja nga ana e Rush, i cili ka replikuar duke i cilësuar jo korrekte deklaratat e aktores, dhe duke e kontestuar atë se e ka keqkuptuar krejtësisht kontekstin.
Agjencia “The Associated Press” bën të ditur se është përpjekur të vihet në kontakt me aktorin në ditët e kaluara, për të marrë më shumë informacione dhe një përgjigje të plotë rreth çështjes, por ndaj kësaj kërkese, të dërguar me email, nuk ka marrë ende asnjë përgjigje.
Megjithatë, nuk bëhet fjalë për rastin e parë që Rush gjendet i sulmuar me akuza për ngacmime seksuale. Vitin e kaluar, Rush ka mohuar akuza të tjera për sjellje të papërshtatshme, përgjatë punës së tij në Teatër në rolin e “Mbretit Lear”.
Të tjera
-
Shkodër: Një 9-vjeçare dyshohet se u vetëv*a pas dhu*ës së ushtruar nga babai
Policia shqiptare njoftoi se për shkak të dhunës së ushtruar nga babai, një v...
-
Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit: Kemi politikanë me pasuri miliardëshe
Në një intervistë në emisionin #KallxoPërnime, drejtori i Agjencisë për Paran...
-
Kina lëshoi Chang’e-6 për të marrë mostra nga Hëna
Kina lëshoi anijen kozmike Chang'e-6 për të mbledhur dhe kthyer mostra nga an...
-
E rëndë në Shkodër, nëna me 3 fëmijë dyshohet të jetë mbytur në Drin, gjendet 1 trup
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Shkodër. Nëna bashkë me 3 fëmij...
-
Thaçi: Rrogat deri në fund të vitit 700 euro, nuk i mbajmë rininë këtu duke u thirrë vetëm në emër të flamurit e idealit
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka deklaruar se duhet...
-
Osmani: Gëzuar Pashkët besimtarëve ortodoksë në Kosovë dhe në mbarë botën
Presidentja Vjosa Omani u ka uruar Pashkët të gjithë besimtarëve ortodoksë. ...
-
Dialogu rinor: Kina dhe Evropa nëpërmjet syve të rinisë
Në ditën e Rinisë të Kinës, dëgjoni mesazhe rinore.. [video width="360" he...
-
Policia shqiptoi për 24 orë, mbi një mijë e 200 gjoba në trafik
Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 1251 gjoba në trafik. ...
-
Tahiri kritikon Qeverinë Kurti: Kosova sot ballafaqohet me probleme serioze, pagat janë të njëjta, çmimet janë rritë
Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka de...
-
Pejë: Regjistruesi i ASK-së raporton në polici se u sul*ua gjatë regjistrimit të popullsisë
Një regjistrues i Agjencisë së Statistikave të Kosovës ka raportuar në polici...
-
Dyshohet se i publikoi fotografi eksplicite një gruaje, arrestohet
Dje është arrestuar një person në Viti. Ai dyshohet se ia ka publikuar një...
-
Prizren: Gjendet pa shenja jete një shtetas serb, policia jep detaje
Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i Serbisë është gjetur pa shenja...