Rozë

Rita Ora, mesazh Bebe Rexhës me një foto-hit!

Autori: Gazeta inFokus 09:47 | 08 December 2018

Rikthehet miqësia mes Bebe Rexhës Rita Orës? Pasi Bebe dhe Dua Lipa u nominuan në çmimet “Grammy”, këngëtarja tjetër me origjinë shqiptare ka reaguar. Rita Ora hodhi poshtë spekulimet se është përçarë miqësia me Beben duke shpërndarë një fotografi ku putheshin në buzë. Ajo nuk kurseu urimet për fitoren në kategorinë si “Artistja më e mirë”, ku garon me Dua Lipën dhe të tjerë.

Yllin e hitit “Neë Rules” nuk e përmendi aspak duke shtuar spekulimet se marrëdhëniet mes tyre vijojnë të jenë të ftohta. Konflikti ka nisur pak vite më parë.

Dua i ka kërkuar ndihmë Rita Orës dhe menaxheres së saj ta ndihmonin, (menaxhere e këngëtares është motra e saj më e madhe Elena), por kjo e fundit nuk ka pranuar dhe kjo mendohet se është arsyeja se përse Rita dhe Ora nuk komunikojnë me njëra-tjetrën.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera