Limaj thotë se Nisma e PSD-ja janë pajtuar për disa çështje rreth dialogut, pret konsensus të gjerë
Autori: Gazeta inFokus 09:11 | 08 December 2018
Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka pohuar se Partia Socialdemokrate (PSD), që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti, do të jetë pjesë ekipit negociator në dialog me Serbinë.
Limaj, i cili nga Qeveria është propozuar si koordinator për dialogun me Serbinë, për Ekonomia Online ka sqaruar se bashkë me këtë parti janë duke e përpunuar një dokument për këtë çështje.
Limaj tha se beson që ky delegacion i ri do të miratohet në Kuvendin e Kosovës, ndërsa shtoi se një ligj për dialogun, si propozimi PSD-së, duhet të bëhet.
“Përpjekjet tona janë drejt rezultateve, është shumë me rëndësi gatishmëria e PSD për t’u kyçur në dialog, për t’u bërë pjesë e dialogut dhe ne jemi duke përpunuar një dokument të përbashkët, besoj NISMA dhe PSD jemi pajtuar në parim për disa çështje të dokumentit dhe presim që sa më shpejtë të ndërtohet ai konsensus dhe kështu ta kemi delegacionin shtetëror”.
“Natyrisht që ekziston ajo mundësi, tashmë është e qartë, PSD e ka shpreh gatishmërinë e saj, i ka disa kërkesa krejt normale në kuptimin e përgatitjes së platformës, në kuptimin e rregullores dhe një projektligji të delegacionit shtetëror dhe besoj që ditëve në vijim do të kemi rezultate. Unë besoj që po, dhe ne si parti politike në parim pajtohemi që duhet të kemi një ligj të tillë dhe besoj që ajo do të jetë në dokumente të miratimit në parlament dhe kjo është kërkesë e PSD dhe nuk shoh të keqe pse mos me pas një ligj të tillë”.
Zëvendëskryeministri Limaj ka folur edhe për vendimin mbi masën 100 për qind ndaj importit të produkteve serbe, raporton EO.
Sipas tij, edhe pas reagimeve të ndërkombëtarëve kjo masë do të vazhdojë të jetë e tillë, ndërsa ka shtuar se vetëm kur Serbia njeh Kosovën shtet, masa mund të tërhiqet.
“Jemi shumë të interesuar të kemi zhvillime normale. Sjellja e Serbisë në raport me shtetin e Kosovës ka qenë jonormale deri më tani dhe ne presim që Serbia të reflektojë dhe gjithashtu miqtë ndërkombëtarë të Serbisë ta ndihmojnë që ajo ta kuptojë realitetin e Kosovës si shtet”.
“Nga momenti kur Serbia fillon e ta shoh, ta respektojë Kosovës si shtet, ne nuk kemi më nevojë për taksa të tilla”.
Limaj i ka quajtur paralajmërimet për rritje të çmimeve për shkak të taksës, si propagandë e Serbisë, ndërsa ka konfirmuar se taksa është e plotë, 100 për qind, pavarësisht importeve që hyjnë në Kosovë me 10 për qind taksë, raporton Ekonomia Online.
“Kjo më tepër është një panik dhe propagandë speciale e Beogradit, e cila dëshiron të krijojë panik në tregun e Kosovës, tek qytetarët por unë i shpreh falënderimin qytetarëve të Kosovës, nuk kanë ranë atë panik dhe biznesi i Kosovës është shumë i zoti dhe ka gjet rrugë të furnizimit të tregut të Kosovës dhe nuk kanë pranuar që në lufta të tilla speciale të Beogradit të bëhet viktimë biznesi i Kosovës dhe qytetari i Kosovës. Masa është 100 për qind e plotë”.
Të tjera
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...