Fun & Video

Izrael, gjendet unaza e Pons Pilatit që kryqëzoi Jezusin

Autori: Gazeta inFokus 11:08 | 01 December 2018

Unaza e vogël u gjet 50 vite më parë në kompleksin arkeologjik “Herodion”, pranë Betlehemit në Çisjordani.

E mbi të sot, falë punës së një makine speciale të vënë në dispozicion nga laboratorët izraelitë të Antikitetit, është dëshifruar një emër: ai i Pons Pilatit.

Bëhet fjalë për guvernatorin romak, i cili qeverisi një rajon të Perandorisë Romake mes viteve 36 dhe 26 përpara lindjes së Krishtit, e që sipas Ungjillit udhëhoqi procesin që iu bë Jezu Krishtit dhe urdhëroi kryqëzimin e tij.

-Advertisement-

Unaza, bashkë me objekte të tjera u gjet në gërmimet që u kryen në vitin 1968, pas luftës 6-ditore, të udhëhequra nga Gideon Forster i Universitetit hebraik të Jeruzalemit, në prag të hapjes së varrit dhe të pallatit të Erodit për turistët vizitorë.

Por vetëm së fundmi, drejtori i kompleksit “Roi Porat” u ka kërkuar studiuesve ta pastrojnë unazën për ta ekzaminuar, kërkesë që ka çuar në zbulimin e portretit të një vazoje vere të gdhendur nga një shkrim në greqisht, i cili i përkthyer do të thotë “pronë e Pilatit”.

Unaza është prej bronzi, jo i ndonjë estetike të veçantë. Si rrjedhojë, sipas specialistëve i përket një përdorimi të përditshëm. Sipas opinionit të disa studiuesve, i dhënë në “Israel Exploration Journal”, politikani romak ka gjasa që unazën ta ketë pasur të vendosur në gisht, kur kreu gjestin e famshëm të larjes së duarve dhe urdhëresës për të kryqëzuar Krishtin, siç e përshkruan Ungjilli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera