Lajme

Libani s’e njeh Kosovën, falënderohet nga Serbia

Autori: Gazeta inFokus 22:37 | 28 November 2018

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq, ka biseduar sot me ministrin e Jashtëm të Libanit, Gebran Bassil.

Ajo me këtë rast e ka falënderuar Libanin që “e respekton integritetin territorial të Serbisë dhe që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës”, transmeton Koha.net.

Me shefin e diplomacisë libaneze është takuar edhe ministri serb i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.

-Advertisement-

Siç përcjell tanjug, Daçiq e Bassil, janë pajtuar se “Kosova nuk është çështje vetëm për Serbinë por edhe për të Drejtën ndërkombëtare”.

Daçiq ka përkujtuar se Libani, si mik i Serbisë, ka votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO dhe INTERPOL.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera