Lajme

Njeriu organizoi fushatën Trump-it ka mbajtur takime sekrete me themeluesin e WikiLeaks

Autori: Gazeta inFokus 16:39 | 27 November 2018

Ish-menaxheri i fushatës së Donald Trump, Paul Manafort, ka mbajtur takime sekrete me Julian Assange brenda Ambasadës së Ekuadorit në Londër, raporton the Guardian.

Burimet kanë thënë se Manafort shkoi për të parë Assange në 2013, 2015 dhe në pranverën e vitit 2016 – gjatë periudhës kur u bë një figurë kyçe në shtytjen e Trump për Shtëpinë e Bardhë.

Është e paqartë se pse Manafort donte të shihte Assange-in dhe për çfarë u diskutua në këto takime. Por takimi i fundit ka të ngjarë të vihet nën hetim, pasi që Robert Mueller, prokurori special që po heton marrëveshjen e dyshuar midis fushatës së Trump dhe Rusisë, është i interesuar për t’i shkuar çështjes deri në fund.

-Advertisement-

Burime të sigurta kanë thënë për Guardian se Manafort shkoi për të parë Assange rreth marsit 2016, ndërkohë muaj më vonë WikiLeaks lëshoi një sasi të email-eve të zyrtarëve të Partisë Demokratike të vjedhura nga oficerët e inteligjencës ruse.

Manafort, 69 vjeç, mohon përfshirjen në hakimin e të dhënave dhe thotë se pretendimi është “100% fals”. Avokatët e tij nuk pranuan t’i përgjigjeshin pyetjeve të Guardian-it lidhur me vizitat.

Manafort-i u burgos këtë vit dhe mendohej se mund të japë informata lidhur me çështjen e hetuar nga Mueller-i. Por të hënën Mueller-i tha se Manafort-i kishte gënjyer në mënyrë të përsëritur në FBI, pavarësisht se pranoi të bashkëpunonte me autoritetet dy muaj më parë. Sipas një dokumenti të gjykatës, Manafort-i kishte kryer “krime dhe gënjeshtra” mbi një “larmi çështjesh”.

Ekipi i tij i mbrojtjes së Manafort-it thotë se beson që deklarata që klienti i tyre i ka thënë Mueller-it të jenë të vërteta dhe se ai nuk e ka shkelur marrëveshjen për të thënë të vërtetën para hetuesve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera