Veriu shkon në zgjedhje brenda 40 ditësh
Autori: Gazeta inFokus 14:04 | 27 November 2018
Kryetarët e katër komunave serbe të Kosovës kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre për shkak të vendimit për taksën, duke nënshkruar kështu edhe një rezolutë me të cilën thuhet se kanë ndërprerë çdo kontakt me Prishtinën zyrtare.
Kështu, këto katër komuna kanë mbetur pa kryetar, e sipas Ligjit për Zgjedhje, do të duhej të organizoheshin zgjedhje të jashtëzakonshme brenda 40 ditëve. Mirëpo, sipas asaj që serbët kanë cekur në rezolutë edhe nëse KQZ-ja organizon zgjedhjet, ato do të bojkotohen.
Në shenjë revolte për taksën prej 100 për qind të vendosur nga Qeveria kosovare për produktet serbe dhe boshnjake, katër kryetarë të komunave me shumicë serbe kanë dhënë dorëheqje.
Bëhet fjalë për komunën e Mitrovicës së Veriut, Zubin-Potok, Leposaviq dhe Zveçan. Këtë e ka konfirmuar edhe kryetari i Listës Serbe në një seancë të jashtëzakonshme që u mbajt në veri të Mitrovicës.
Sot serbët nënshkruan edhe një rezolutë sipas të cilës kërkohet ndërprerja e të gjitha kontakteve me Prishtinën zyrtare.
Mirëpo, sipas Ligjit për Zgjedhjet në Kosovë, në këto komuna nëse ndodh se shkarkohet apo dorëhiqet kryetari do të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme e kryetari i ri do të zgjidhet brenda 40 ditëve.
Kryetarja e Komisionit Zgjedhor, Valdete Daka, ka thënë për Express se proceduralisht shkohet në këtë mënyrë, edhe pse deri më tani nuk është lajmëruar për këtë veprim të këtyre kryetarëve me shkresë zyrtare që të vazhdohet me hapat e ardhshëm.
Zgjedhjet që organizohen në komunat serbe tash e sa vite janë vëzhguar edhe nga misioni i OSBE-së.
Por, sipas rezolutës së serbëve, edhe nëse komuna mbetet pa udhëheqës dhe shpallen zgjedhjet, ata do t’i bojkotojnë dhe nuk do të zgjidhen nga institucionet kosovare.
Kështu do të krijohet një bllokadë në katër komuna.
Deri më tani Qeveria e Kosovës për Express kanë bërë të ditur se nuk kanë asgjë zyrtare dhe as qëndrim për këtë temë, e njësoj janë shprehur edhe nga Ministria e Administratës dhe Pushtetit Lokal.
Kjo revoltë e serbëve ka ardhur pas vendimit për taksën prej 100 për qind për të gjitha produktet serbe dhe boshnjake.
Të tjera
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...
-
Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?
Importi i energjisë elektrike në shtator të vitit 2024 ishte 166.73 GWh, kurs...