Lajme

Qetësohet gjendja në Veri

Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 23 November 2018

Në orët e hershme të mëngjesit, Njësia Speciale e Kosovës, ka kryer një aksion në veri, ku ka ndaluar katër persona si të dyshuar se kanë lidhje me vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Por, ndonëse në mëngjes situata ishte e tensionuar e shumë prej qytetarëve ishin të shqetësuar, gjendja tani është e qetë.

Pas aksionit që kreu Njësia Speciale në veri, gjendja atje i është kthyer normales.

Ekipi i Gazetës Express dhe Televizionit 7, janë duke qëndruar në Mitrovicë dhe njoftojnë se gjendja atje është e qetë.

-Advertisement-

Gjatë këtij aksioni u arrestuan katër persona, si të dyshuar se kanë lidhje me vrasjen e Ivanoviqit, ndërsa u gjetën edhe dëshmi të tjera lidhur me këtë rast.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera