Rozë

Rita Ora i dedikon albumin e dytë DJ të ndjerë Avicii

Autori: Gazeta inFokus 11:43 | 21 November 2018

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora ka promovuar së fundmi albumin e saj të ri, “Phoenix” të cilin ia ka dedikuar mikut dhe bashkëpunëtorit të tij, DJ Avicii. Rita Ora thotë se albumi i dytë i shumëpritur i është kushtuar Avicii, i cili u nda nga jeta pak komë më parë. Këngëtarja 27-vjeçare ka punuar me DJ suedez për këngën e saj “Lonely Together”, e cila u lançua në gusht të këtij viti.

Ajo ka nderuar producentin e ndjerë, i cili kreu vetëvrasje të dyshuar, duke e përfshirë atë në këngën në albumin e saj të ri “Phoenix”. “Dua të nderoj Avicii, duke e bërë këngën ‘Lonely Together’ pjesë të albumit. Ai ishte një njeri i mrekullueshëm dhe shumë i talentuar. Ne ishim miq shumë të mirë dhe Avicii më ndryshoi jetën. Në një farë mënyre, albumi i është dedikuar atij”, tha Ora.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera