Opozita hungareze kundër trajtimit special të Gruevskit
Autori: Gazeta inFokus 17:22 | 19 November 2018
Opozita në Parlamentin Kombëtar të Hungarisë e diskutoi çështjen e politikës së azilit të pushtetit për shkak të aferës me arratinë e ish kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski i cili kërkohet me urdhër arrest ndërkombëtar për shkak të vuajtjes së dënimit me burg prej dy vitesh.
“Qeveria hungareze u tërhoq nga politika e azilit, duke pranuar një refugjat”, akuzon Adam Mirkoshki nga lëvizja opozitare për Hungari më të mirë – Jobik, e cila është fuqia e dytë politike në Parlament, shpalli “Index.hu”.
Ai njëherit edhe pyet se ç’farë roli kanë pasur autoritetet hungareze në lidhje me kalimin e kufijve, si dhe cila ministri, kush dhe sipas urdhërit të kujt është vepruar në rastin me Gruevskin.
Sekretari shtetëror në zyrën e kryeministrit Viktor Orban, Ballazh Orban, sërish, u përgjigj se ish kryeministri i Maqedonisë Gruevski ka dorëzuar kërkesë për azil, pa cituar se në cilin vend e ka dorëzuar kërkesën dhe se autoritetet hungareze nuk ishin të involvuar në arratinë e tij nga Maqedonia, ndërsa kërkesa është pranuar për shqyrtim nga “arsyet e sigurisë”.
Ai ka kërkuar nga opozita të ndalet me “fushatën e dezinformatave” në lidhje me rastin, veçanërisht me çështjet pse Gruevski nuk është në zonën e tranzitit.
“Rregullat e procedurave kufitare nuk mund të zbatohen për personat me trajtim të veçantë”, thotë Ballazh Orban.
Me atë, sipas mediave hungareze konfirmohet trajtimi special të cilin e ka Gruevski nga autoritetet, të cilët thonë se pikërisht ajo i është mundësuar sepse ka qenë kryeministër 10 vite.
Duke i komentuar kushtet në ligjin për azil, “Indeks”-i hungarez, shkruan se në to nuk ka pikë sipas të cilës ish kryeministri mund të marrë trajtim të veçantë, siç është parashikuar për shembull për fëmijët të cilët duhet të bashkohen me familjet e tyre ose për gratë shtatzëna.
“Rregullat në rastin e Gruevskit mund të zbatohen vetëm përderisa ai konsiderohet si “personalitet i rrezikuar” me “nevoja të veçanta”, thotë “Indeks”.
Deputeti Arato Gergeli nga Koalicioni demokratik, sërish, mes tjerash pyet se a është e vërtetë që Gruevski është akomoduar në ndonjërën nga pronat e kryeministrit Orban. Në këtë Shaba Domotor nga zyra e kryeministrit Orban u përgjigj se “Gruevski legalisht qëndron në Hungari”.
Nga partia LMP, sërish, kanë inicuar formimin e komisionit parlamentar që të hetohet afera me Gruevskin. Marta Demetër, bashkëkryesuese e partisë në konferencën e sotme për shtyp ka sqaruar se kërkesa është arsyetuar për shkak të raportit se bëhet fjalë për raste me rreziqe serioze diplomatike dhe të sigurisë sipas të cilave Hungaria dukshëm ndikon mbi reputacionin e vendit. Ajo konfirmoi se nga partia dorëzuan edhe padi për emigrim ilegal dhe kërkesë deri te MPJ-ja hungareze të publikohen të gjitha informatat në lidhje me arratinë e Gruevskit nga Maqedonia në Hungari./MIA/
Të tjera
-
Zhvilluan gara në autostradë dhe goditën për vde kje tre persona, aktakuzë ndaj dy të dyshuarve në Prizren
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur ...
-
Hapet thirrja për praktikë me pagesë në Agjencinë e Punësimit, Ministria tregon kriteret
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ka njoftuar se është hapur thir...
-
Zhvillime në rastin e vra*jes së Liridona Ademajt, lirohet njëri nga të dyshuarit
Gjykata Themelore e Prishtinës, ua ka vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin,...
-
Gërvalla takon homologun estonez, flasin për situatën e sigurisë në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është takuar me ...
-
Deliu-Kodra: Ilaz Kodra ishte sinonim i shpirtit liridashës
Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Ilaz Kodra, ra në altarin e liris...
-
Haziri: Krerët shtetëror duhet ta bëjnë të qartë se çfarë obligimesh kanë marrë pas letrës së dërguar për anëtarësim
Ish-negociatori për dialogun Kosovë-Serbi, Lutfi Haziri ka kërkuar sqarim nga...
-
Bislimi: Reformat do të na ndihmojnë në avancimin tonë drejt integrimit në BE
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka shpalosur disa nga masat n...
-
Glauk Konjufca: Ilaz Kodra, ndër figurat më emblematike të UÇK-së, pjesë e bërthamës themeluese të saj
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në seancën solemne në nderim ...
-
Osmani: Ilaz Kodra ishte dora e djathtë i komandantit legjendar Adem Jashari
Sot Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë solemne në nderim të komandantin të U...
-
Reagimi i DASH-it, Kandiq: Edhe Zoti ka çuar duart nga Serbia
Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, ka reaguar pasi De...
-
Seancë në kujtim nderim të Ilaz Kodrës, mbahet një minutë heshtje në Kuvend
Me intonimin e himnit të Kosovës dhe atij kombëtar ka nisur seanca e sotme e ...
-
Nis seanca në nderim të rënies së komandantit Ilaz Kodra dhe 315 dëshmorëve
Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën solemne në nderim të rënies së komandant...