Vritet një oficer i Policisë së Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 19 November 2018
Halit Zhdrella toger i policisë së Kosovës ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.
Për vrasjen e tij është arrestuar një 31 vjeçar, edhe pse ajo po konsiderohet si aksidentale, shkruan Gazeta inFokus.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës në fshatin Penuh të Podujevës.
“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes, ku kanë hasur viktimën H. Zh , 58 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, (zyrtar policor), i cili nuk ka mundur t’i përballojë, plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekja e viktimës është konstatuar nga stafi mjekësor në QKUK. Lidhur me këtë rast nga njësitet policore është arrestuar një person i dyshuar T. Zh , 31 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, i cili me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në njotimin e policisë.
Policia gjithashtu thekson se hetuesit policor janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar rrethanat që kanë të bëjnë me rastin. /Gazeta inFokus
Të tjera
-
Tahiri: Nëse Asociacioni “këmbehet” me Këshillin e Evropës, atëherë çka do të jap Kosova për njohjen nga Serbia?
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun teknik me Serbinë, Edita Tahiri, ë...
-
Pacienti që u raportua i zhdukur nga Instituti Special në Shtime kthehet në qendër
Pacienti i cili është larguar një ditë më parë nga Qendra për Integrimin dhe ...
-
PDK: Kuvendi sa më parë të shpërndahet dhe vendi të shkojë në zgjedhje
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri në seancën e sotme të Ku...
-
Zhvilluan gara në autostradë dhe goditën për vde kje tre persona, aktakuzë ndaj dy të dyshuarve në Prizren
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur ...
-
Hapet thirrja për praktikë me pagesë në Agjencinë e Punësimit, Ministria tregon kriteret
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ka njoftuar se është hapur thir...
-
Zhvillime në rastin e vra*jes së Liridona Ademajt, lirohet njëri nga të dyshuarit
Gjykata Themelore e Prishtinës, ua ka vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin,...
-
Gërvalla takon homologun estonez, flasin për situatën e sigurisë në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është takuar me ...
-
Deliu-Kodra: Ilaz Kodra ishte sinonim i shpirtit liridashës
Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Ilaz Kodra, ra në altarin e liris...
-
Haziri: Krerët shtetëror duhet ta bëjnë të qartë se çfarë obligimesh kanë marrë pas letrës së dërguar për anëtarësim
Ish-negociatori për dialogun Kosovë-Serbi, Lutfi Haziri ka kërkuar sqarim nga...
-
Bislimi: Reformat do të na ndihmojnë në avancimin tonë drejt integrimit në BE
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka shpalosur disa nga masat n...
-
Glauk Konjufca: Ilaz Kodra, ndër figurat më emblematike të UÇK-së, pjesë e bërthamës themeluese të saj
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në seancën solemne në nderim ...
-
Osmani: Ilaz Kodra ishte dora e djathtë i komandantit legjendar Adem Jashari
Sot Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë solemne në nderim të komandantin të U...