Bukuritë e Alpeve Shqiptare, një mijë turistë të huaj gjatë nëntorit
Autori: Gazeta inFokus 07:22 | 16 November 2018
Shqipëria vazhdon të surprizojë dhe në këto ditë nëntori me turistë të shumtë vendas dhe të huaj.
Vendi po promovohet çdo herë e më shumë dhe nga të huajt, pasi ofron një turizëm gjithëvjetor dhe të larmishëm, ku turistët mund të gjejnë në të katër stinët vende ideale për tu eksploruar që Shqipëria ofron.
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi është shprehur për nëntorin turistik se, “1000 turistë brenda javës së parë të nëntorit kanë vizituar Parkun Kombëtar të Thethit duke e çuar në më shumë se 72 mijë vizitorë vendas dhe të huaj numrin e turistëve gjatë 3 muajve të fundit. Pjesa më e madhe e turistëve të huaj kanë qenë nga Çekia, Gjermania, Anglia, Franca dhe Zvicra. Qendra e re e vizitorëve, padyshim që ofron një mbështetje për guidat dhe udhëtarët që duan të eksplorojnë bukuritë e Alpeve Shqiptare”.Alpet shqiptare dhe bukuritë natyrore që të ofron zona e Thethit, tërheqin gjithnjë edhe më shumë vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj, të cilët shijojnë momentet e qetësisë, ujin dhe ajrin e pastër që e karakterizon këtë zonë.
Parku Kombëtar i Thethit ndodhet në pjesën qendrore të Alpeve të Shqipërisë, ndërmjet bllokut të Bjeshkëve të Nëmuna në perëndim dhe bllokut të Jezercës në lindje. Thethi është një qendër turistike-alpinistike që ka njohur rritje të numrit të vizitorëve gjatë viteve të fundit, transmeton atsh.
Parku është kompleks, me larmi habitatesh dhe tipe vegjetacioni, ku pjesën më të madhe e zënë ato të pyjeve të ahut, të cilat bashkëshoqërohen dhe me shkurre xhuxhe dhe të zonave alpine.
Në park rriten rreth 1500 lloje bimësh, të cilat përfaqësojnë gati gjysmën e florës së vendit tonë. Nga bimët, rreth 100 lloje janë bimë mjekësore dhe tanifere shumë të dobishme.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 8 maj
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në 25-vjetorin e masakrës ...
-
Gazetarja Ardiana Thaçi Mehmeti cak i sulm*eve në grupin Albkings
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim të thellë i ka përcjellë rap...
-
Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk duhet të merren si të mirëqena
Siguria dhe stabiliteti i shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren...
-
Hamiti: Imazhi i Kosovës më i keqi në historinë e vendit, ky është ndryshimi që bënë Vetëvendosje e Guxo
Muhamet Hamiti, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
-
Lajçaku takon asistentin special të Bidenit, flasin për raportet BE-SHBA
I dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav L...
-
Ndahet nga jeta infermieri dhe veterani i UÇK-së
Ish-veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe infermieri Skender Hoti, ng...
-
Behrami: Kurti është mjeshtër i manipulimit publik, krejt ka me i pranu
Sipas analistit Artan Behrami, kryeministri Albin Kurti është “mjështër i man...
-
Tubimi me rininë në Prishtinë, Abdixhiku përmend zgjedhjet: LDK e mobilizuar, e fortë përballë secilës betejë
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, thotë se partia që ai udhëheq është e g...
-
Osmani tregon për takimet në Samitin e Biznesit SHBA-Afrikë: Mundësi e vlefshme për të nxitur më shumë bashkëpunim
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Samitin e Biznesit SHB...
-
Maqedonci: Serbia po vazhdon me qasje agresore ndaj Kosovës
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, duke folur në panelin “Mision...
-
Kurti: Dragashi dhe Graçanica janë përzgjedhur për të përfituar nga procesi i zvogëlimit të barrës administrative
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Dragashi dhe Graçani...
-
LDK: Keqardhje për këtë Qeveri që ka degraduar marrëdhëniet me ndërkombëtarët
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj t...