Lajme

Haradinaj: Vetëm presidenti mund ta përfaqësojë Kosovën në dialog

Autori: Gazeta inFokus 06:52 | 16 November 2018

Kryeministri Ramush Haradinaj e ka atakuar edhe të enjten gatishmërinë e presidentit Hashim Thaçi për t’i negociuar me Serbinë kufijtë e Kosovës, por ka theksuar se vetëm kreu i shtetit është autoriteti që do ta përfaqësojë vendin në këtë proces të negociatave.

Në ballë të bisedimeve ai nuk parasheh të jenë edhe përfaqësuesit e Qeverisë, shkruan sot Koha Ditore.

E ka thënë këtë gjatë një bashkëbisedimi që ka pasur me studentët në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës.

-Advertisement-

Një student i vitit të tretë të Shkencave Politike e ka pyetur kreun e Qeverisë nëse e shihte veten hisedar në “tradhtinë kombëtare” – siç Haradinaj kishte thënë se do të bënte kushdo që ia negocion kufijtë shtetit – nisur nga fakti se akoma ndodhet në fuqi një rezolutë e Kuvendit që e autorizon vetëm kryeministrin që të dialogojë me Serbinë.

Haradinaj ka thënë se Qeveria e mban një përgjegjësi të madhe në dialog. Por, ka thënë të ekzistojë një aspekt i dialogut që lidhet me përfaqësimin dhe që i takon vetëm kreut të shtetit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera