Lajme

Kurz mbledh më 19 nëntor kryeministrat e Ballkanit Perëndimor

Autori: Gazeta inFokus 15:55 | 14 November 2018

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz ka ftuar për një takim pune në Vjenë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Njoftohet se takimi do të mbahet më 19 nëntor, transmeton Koha.net.

Bëhet e ditur se pritet pjesëmarrja e kryeministrave të Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Kosovës, Serbisë e Bosnjës e Hercegovinës.

Po ashtu është paralajmëruar prania në këtë takim edhe e komisarit të BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn si dhe e komisares për Ekonominë Digjitale e Shoqëri, Maria Gabriel.

-Advertisement-

Nuk janë dhënë hollësi të tjera.

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, vendi i të cilit kryeson Bashkimin Europian, ka qëndruar kohë më parë në Prishtinë e Beograd, ku u ka bërë thirrje atyre të vazhdojnë dialogun dhe u ka thënë se pa arritjen e marrëveshjes s’ka hyrje në BE, transmeton Koha.net.

ashtu ka thënë se Austria, sikundër edhe shumica e vendeve të BE-së, kërkon zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera