Lajme

Ferizaj, dështon seanca për mungesë kuorumi

Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 13 November 2018

Paraditen e sotme, me kërkesën e këshilltarëve komunal nga radhët e opozitës ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës, e ftuar për të diskutuar lidhur me projektin “Bashkimi i Qytetit”.

Ky projekt nuk mundi të diskutohet për shkak të mungesës së kuorumit për të mbajtur këtë seancë, rrjedhimisht Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi Bytyçi me të konstatuar mungesën e kuorumit e deklaroi të mbyllur këtë seancë.

Përkitazi me këtë, ekzekutivi komunal përmes Drejtorit të Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mjedisit, Lulzim Aliu ka dhënë qëndrimin e institucionit në lidhje me këtë seancë të jashtëzakonshme, e para për këtë vit, e ftuar nga këshilltarët komunal nga opozita.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera