Kombëtarja zhvilloi stërvitjen e parë, përkushtim dhe optimizëm për sukses (Video)
Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 13 November 2018
Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur dje seancën e parë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e radhës kundër Maltës, më 17 nëntor dhe kundër Azerbajxhanit, më 20 nëntor, shkruan GazetainFokus.
Përzgjedhësi Bernard Challandes në këtë stërvitje pati në dispozicion 12 futbollistë, pasi futbollistët që kanë zhvilluar ndeshje të dielën kanë qëndruar në hotel për rigjenerim.
Shqetësim i vetëm tash për tash mbetet gjendja e Mërgim Vojvodës, i cili ka një tërheqje muskulore dhe gjatë seancës së sotme ka stërvitur i diferencuar nga pjesa tjetër, me vrapime dhe ushtrime të lehta. Përkundër temperaturave të ulëta djemtë kanë stërvitur me përkushtim në mbrëmjen e sotme, duke dëshmuar kësisoj se i presin me padurim dy ndeshjet e radhës, të cilat do të jenë përcaktuese sa i përket fatit të Kombëtares sonë në Ligën e Kombeve.
Gjatë kësaj stërvitje përzgjedhësi Challandes ka punuar sidomos në pasimet e topit, ku ka kërkuar nga futbollistët që të bëjnë lojë më të thjeshtë dhe vetëm me një ose dy prekje të topit.
Ai ua ka bërë të qartë futbollistëve se në ndeshjen e fundit kundër Ishujve Faroe kanë ngecur pikërisht në këtë aspekt, derisa ka kërkuar që futbollistët të jenë më të përkushtuar në mënyrë që t’i mbulojnë të gjitha hapësirat në fushë, si dhe kur shkojnë përpara në sulm, menjëherë pas humbjes së topit të rikthehen në pozitat e tyre. Stërvitjen e sotme të Kombëtares nga afër e ndoqën edhe sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu dhe drejtori teknik, Michael Nees.
Deklaruan pas stërvitjes
Mirlind Kryeziu: Jam krenar që jam bashkë me këta lojtarë. Kjo ishte stërvitja e parë dhe ndihem shumë mirë. Stërvitja shkoi super. Ekipi më ka pritur shumë mirë. I njoh disa prej lojtarëve sepse luaj me ta edhe në kampionatin zviceran. Mendoj se mund ta ndihmoj ekipin në repartin defanziv. Debutimi? Shpresoj, por për këtë vendos trajneri. Fokusi njëherë është te ndeshja me Maltën, shpresoj të fitojmë dhe pastaj vijmë në shtëpi dhe të bëjmë festë për kualifikim.
Vedat Muriqi: Presim të kualifikohemi tutje dhe jemi shumë optimistë për këtë. Sonte kemi stërvitur vetëm një pjesë e lojtarëve, pasi ata që kanë luajtur dje nuk kanë qenë në këtë stërvitje. Në ditët e ardhshme do të jemi të kompletuar në stërvitje dhe besoj se do të arrijmë të përgatitemi mirë dhe ta arrijmë kualifikimin qysh në Maltë dhe pastaj të kthehemi në shtëpi kundër Azerbajxhanit për festë. Sulmuesi gjithmonë matet me gola, pa marrë parasysh a ka luajtur mirë apo jo dhe kështu është kudo. Në ndeshjen e kaluar kundër Maltës jam angazhuar shumë dhe pas disa rasteve e gjeta edhe golin. Sidoqoftë, nuk është e rëndësishme kush shënon gol sidomos në kombëtare. Rëndësi ka fitorja dhe të ecim përpara edhe si ekip edhe si shtet.
Donis Avdijaj: Është hera e parë për ne si ekip që të arrijmë diçka. E kemi mundësinë dhe kualitetin që t’i fitojmë të dy ndeshjet, por secili ekip tash dinë të luajë futboll dhe i ka opsionet e veta, prandaj duhet të japim maksimumin si ekip për t’i fituar ndeshjet dhe pastaj për ta festuar suksesin e parë. Në ekipin tim jam në formë shumë të mirë, por kur grumbullohem me Kosovën interesin tim e vendos prapa. Mua më intereson që ta shfrytëzojmë këtë mundësi si ekip dhe të arrijmë sukses. Nëse arrij ta jap kontributin tim do të isha i lumtur, por ky është futboll dhe kushdo që luan duhet ta japë maksimumin. /GazetainFokus
Të tjera
-
Bedri Hamza e mbyll ditën në Iliridë: Me ndershmëri, angazhohemi për Kosovën që mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, e ka përfunduar ditën e sot...
-
Gambiti i kryeministrit
Në një prej tregimeve më të mira të shkurta, shkrimtari Stefan Cvajg, të quaj...
-
Nesër varrosen tri viktimat e aksidentit në Çubrel
Nesër do të bëhet varrimi i tri viktimave nga aksidenti i djeshëm në Çubrel t...
-
Xhafer Gashi dhe Lendita Bekteshi vizitojnë Raskovën: Mbështetje e fuqishme për ndryshimin që i duhet Kosovës
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Gas...
-
Albana Haxhimustafa Murseli merr pjesë në tubimin e grave të Lipjanit: Do të vazhdoj të punoj për fuqizimin e grave
Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Albana H...
-
Shahin Dervishaj për tubimin e VV-së në Skenderaj: Kjo është e turpshme, provokim dhe mos respekt ndaj viktimave
Kandidati për deputet nga rradhet e Partise Demokratike të Kosovës, Shahin De...
-
Bedri Hamza: Në çdo dorështrëngim dhe në çdo bisedë e tubim, çdo ditë po shoh shpresë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka mbajtur takime me ...
-
Betim Gjoshi i PDK-së mirëpritet ngrohtësisht nga bashkëvendasit e tij
Kandidati i PDK-së për deputet, Betim Gjoshi i cili për disa ditë u shkëput n...
-
Hamza: Kçiqi i Madh ka vendosur për Kosovën që mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza sot ka vizituar banorët e Kç...
-
Musliu pas takimit në Çirez: Mbështetja për PDK-në ka qenë dhe është i palëkundur
Ganimete Musliu, kandidatja për deputete me numrin 12 nga Partia Demokratike ...
-
Ky është personi nga familja Jashari, që u shoqërua sot në polici gjatë tubimit të VV-së
Kandidati i VV’së për kryeministër, Albin Kurti nuk është pritur mirë në Sken...
-
Haradinaj- Gërvallës: Kur ishim të pushtuar Ramushi quhej “gjeneral i vetëshpallur” nga lajmet e Beogradit, sot kush ia shkruan lajmet Gërvallës
Daut Haraidinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), i ka reaguar Doni...