Prezantohet dokumenti për dialogun Kosovë-Serbi
Autori: Gazeta inFokus 06:47 | 12 November 2018
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) sot mban konferencën për Media në të cilën GLPS prezanton një propozim për “Minimumin e një Platforme për Dialogun e Fazës Finale në mes të Kosovës dhe Serbisë”.
GLPS konsideron që, si pikënisje, partitë politike në Kosovë duhet të orientojnë politikën e tyre partiake dhe institucionale mbi një numër parimesh të cilat duhet doemos të reflektojnë: a) pritjet minimale të Kosovës nga ky proces, dhe b) vijat e kuqe mbi të cilat nuk mund të ketë negociim.
Duke u bazuar në misionin e organizatës dhe me qëllim që të kontribuoj në mënyrë më të drejtëpërdrejtë në këtë fazë të procesit, GLPS u propozon partive politike në Kuvend këtë dokument. Në vlerësimin tonë, ky dokument përmban pikat që duhet të shërbejnë si parime minimale të Platformës për Dialogun mbi Fazën Finale në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Dokumenti që do të prezantohet është rezultat i një analize të thelluar të pritjeve të bashkësisë ndërkombëtare mbi këtë fazë të dialogut, të llojit të kërcënimeve të shtetësisë së Kosovës dhe stabilitetit të saj të brendshëm, kurse propozimet e dhëna janë në pajtim të plotë me praktikat e shteteve tjera dhe rregullat e së drejtës ndërkombëtare që qeverisin marrëdhëniet në mes shteteve.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell. Acar i fortë në orët e mëng...
-
CNN: Arabia Saudite e paralajmëroi disa herë Gjermaninë për të dyshuarin për sụlmin e mbrëmshëm
Arabia Saudite u dërgoi disa herë paralajmërime autoriteteve gjermane për të...
-
Shtatë të lënduar në një aksident te Dheu i Bardhë
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur te Dheu i ...
-
Starlink-u funksional tani edhe në Kosovë – Çfarë do të thotë kjo dhe si funksionon
Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën vonë se rrjeti i tij privat ...
-
Starlinku në Kosovë, Osmani: Mirësevjen në Kosovë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanis...
-
Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë
Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një deg...
-
Tri orë pritjet për hyrje nga Jarinja
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Jarinje, tashmë po zgjasin...
-
Hetimet në Varagë, ekspertiza e lartë solli FBI në Kosovë
Dëmi u shkaktua tre javë më parë. E se kush qëndron prapa këtij akti terro...
-
Kurti sërish i bën thirrje mërgatës që të regjistrohet për votim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përsëri ka kërkuar nga dia...
-
KQZ thirrje për rritje të daljes në zgjedhje: Vota juaj mund të ndikojë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të...
-
Mbi 2 orë pritjet për të hyrë në Kosovë
Fluksi i pritjeve sa vjen e shtohet nëpër pikat kufitare të Kosovës. Sipas...
-
Qytetari ankohet për kolona kilometrike në Podujevë
Rruga Podujevë-Prishtinë, thuajse është ”bllokuar”, nga kolonat e gjata të kr...