Alarmohen fermerët në Bosnje pas taksës doganore të Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 12:54 | 09 November 2018
Prodhuesit boshnjak të qumështit dhe bulmetit janë shprehur të shqetësuar pasi Kosova ka vendosur të martën tarifën doganore prej 10 përqind për importet nga Bosnja dhe Serbia.
Prodhuesit boshnjak të produkteve ushqimore janë të shqetësuar pas vendosjes së tarifës doganore prej 10 përqind për importet nga Bosnja dhe Serbia këtë javë, duke përmendur armiqësinë e tyre ndaj Kosovës.
Bilanci tregtar mes dy vendeve është i pabarabartë, vlera e eksporteve boshnjake në Kosovë është dhjetë herë më e madhe se eksportet e Kosovës në Bosnje.
Oda e Tregtisë së Jashtme e Bosnjës dhe faqja e internetit e Komisionit Evropian tregojnë se vendi ka eksportuar mallra në Kosovë në vitin 2017 me vlerë prej 80 milionë euro.
Kostoja e importeve të Bosnjës nga Kosova arriti në 8 milionë euro.
Pas Malit të Zi, Kroacisë, Maqedonisë dhe Serbisë, Kosova është partneri kryesor i eksportit të Bosnjës për këto produkte, sipas Agjencisë së Statistikave të Bosnjës. Qumështi dhe produktet e bulmetit ishin mes pesë eksporteve më të mira boshnjake në Kosovë në vitin 2017, duke i sjellë vendit fitim prej 5.5 milionë euro, sipas të dhënave të Dhomës së Tregtisë së Jashtme të Bosnjës. Qeveria e Kosovës i hoqi të gjitha tarifat e importit për qumështin dhe produktet e bulmetit nga Bosnja në gusht të këtij viti, si pjesë e rregulloreve të CEFTA-s, e cila shihej si një nxitje për prodhuesit e qumështit boshnjak.
“Shumë prodhues të qumështit mbështeteshin në tarifat e shfuqizuara, por tani me tarifat e reja të vendosura, ata do të rishikojnë planet e tyre”, tha për BIRN, Duljko Hasic, një analist i ekonomisë nga Oda e Tregtisë së Jashtme.
Pesë produktet kryesore të eksportit të Bosnjës në Kosovë për nëntë muajt e parë të vitit 2018 ishin hekuri dhe çeliku, me vlerë 20 milionë euro, mishi, peshku dhe butakët, me vlerë rreth 5.5 milionë euro, dhe bulmeti dhe shpezët, me vlerë 4 milionë euro.
Druri dhe produktet e drurit si qymyr druri, të eksportuara gjatë vitit 2018 ishin me vlerë 3.5 milionë euro dhe makineritë dhe pajisjet elektrike kishin vlerë 3 milionë euro, tha Oda e Tregtisë.
“Me tarifat e reja të imponuara ndaj Bosnjës dhe Serbisë, vende të tjera si Mali i Zi ose Maqedonia mund të përfitojnë nga tregu i Kosovës, prandaj është e rëndësishme të gjendet një zgjidhje për këtë situatë sa më parë të jetë e mundur”, tha Hasic.
“Ne [prodhuesit e qumështit] presim lëvizjet e ardhshme nga zyrtarët shtetërorë, ka një premtim nga [Mirko] Saroviç [Ministri i Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike] se kjo mund të zgjidhet së shpejti. Nëse jo, atëherë duhet të rishikohen çmimet, të cilat do të kenë efekte negative”, tha për BIRN, Mehmed Niksiq, kryetar i Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit në njësinë e Federatës së Bosnjës.
Bosnja dhe Kosova kanë marrëdhëniet më të varfra dypalëshe në Ballkanin Perëndimor. Ka barriera serioze për të udhëtuar dhe tregtuar midis dy vendeve, kërkesat reciproke për viza, së bashku me mungesën e misioneve diplomatike në Sarajevë dhe Prishtinë.
Kosova të martën vendosi tarifën e re për importet nga Serbia dhe Bosnja duke përmendur “sjelljen negative” ndaj Kosovës, edhe pse Kosova, Bosnja dhe Serbia janë të gjitha pjesë e zonës së tregtisë së lirë CEFTA.
CEFTA e re hyri në fuqi në vitin 2007 dhe përbëhet nga shtatë vende, Shqipëria, Bosnja, Serbia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Moldavia. Marrëveshja është hartuar për të stimuluar zhvillimin ekonomik dhe agjendën e anëtarësimit në BE në rajon.
Bosnja dhe Hercegovina është e vetmja ish-republikë jugosllave që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës përveç Serbisë, e cila mbetet e ashpër kundër pavarësisë së Kosovës dhe përpjekjeve të saj për të hyrë në organizatat ndërkombëtare, duke pretenduar se Kosova mbetet pjesë e territorit të saj.
Të tjera
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...
-
Erëra të forta e shi orët në vijim, komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Reduktoni lëvizjet
Komuna e Prishtinës ka dalë me një paralajmërim për orët në vijim për shkak t...
-
Fitoi me çmim më të lartë prej 300 mijë eurove, Bulliqi e shpërblen me tender milionësh biznesmenin e afërt me VV-në
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka shpërblyer edhe njëhe...