Deputetët nuk e duan 28 qershorin festë zyrtare të serbëve
Autori: Gazeta inFokus 13:30 | 07 November 2018
Në mungesë kuorumi, Kuvendi i Kosovës nuk ka mundur të hedhë në votim ligjin për festat zyrtare në Republikën e Kosovës, ku në rend dite është shqyrtimi i parë i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për festat zyrtare.
Në këtë pikë të rendit të ditës, deputet e Listës Serbe kërkuan 28 qershorin si festë zyrtare të tyre në Kosovë, por kjo u kundërshtua nga deputetët e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, sqaroi se nuk ka pasur dakordim në komision për kërkesën e serbëve që 28 qershori, ditë kjo kur serbët festojnë betejën e humbur të Kosovës, të jetë festë zyrtare në Kosovë. Ai tha se kjo është në kundërshtim me ndjenjat dhe rregullimin shtetëror të Kosovës.
“Festa zyrtare që e kanë kërkuar Lista Serbe për komunitetin serb në Kosovë, 6 shkurtin, është një ditë që duhet t’i takojë, ndërsa për 28 qershorin nuk ka pas një dakordim në komision për shkak se është një përbërje e kësaj feste jo e drejtë e shtruar, është një kërkesë që ngjallë ndjenjat nacionaliste, me këtë kërkesë nuk është pajtuar komisioni, me këtë pikë që kjo festë të jetë festë zyrtare e serbëve në Kosovë, është në kundërshtim me ndjenjat dhe rregullimin shtetëror të Kosovës, andaj është një çështje që duhet tu takojë akademikëve për shqyrtim të tërësishëm të kësaj çështje, për shkak se 28 qershori është një luftë ballkanike e vitit 1389”, tha ai.
Shefi i GP të Listës Serbe, Igor Simiq, tha se me ligjin për festat zyrtare parashihet që Lista Serbe të propozojë dy festa, por kjo deri më tash nuk ka ndodhur.
Ai ka propozuar që festë zyrtare të jetë 28 qershori, Dita e Vidovdanit, në të cilën serbët kremtojnë çdo vit betejën e humbur të Kosovës dhe 15 shkurti, e cila sipas tij, është festë e rëndësishme për serbët pasi shënohet kryengritja serbe kundër Perandorisë Otomane.
“Hasani përmendi datën 6 shkurt. Ne këtë datë nuk e kemi kërkuar. E kemi apo nuk e kemi atë datë në ligjin tonë, dy gjëra do të mbeten të shkruara, se serbët edhe më tej do të vazhdojnë të kremtojnë atë datë, ndërsa e dyta, ky është fakt historik nëse mund apo nuk të ekzistojë si pjesë e ligjit”, tha Simiq.
Por, Hasani tha se komisioni ka vlerësuar që kjo t’i mbetët për shqyrtim akademikëve. Ndërkohë që për 6 shkurtin si festë zyrtare e komunitetin serb, dhe për ditën e egjiptianëve, Hasani tha se janë pajtuar që të kalojnë në parim.
”Do të na ripërtrijë edhe një herë kujtesën e lutave në Kosovë, edhe bisedat edhe takimet e Millosheviqit në Gazimestan, kjo është një ndjenjë që ngjall urrejtje, prandaj po kërkojmë që kjo të largohet dhe të procedojmë me festën zyrtare të serbëve të cilët e kanë 6 shkurtit të vitit 1865 që e kanë harruar tamam datën, për shkak se është 6 shkurti i 1805-tës, beteja e parë ose kryengritja e parë e serbëve që është bërë në atë kohë dhe betejën e Gazimestanit ta lëmë anash”, tha ai.
Kuvendi nuk pati numrat e mjaftueshëm për të hedhë në votim, meqë për këtë nevojitet të votojnë 61 deputetë dhe të marrin pjesë pakicat, e që aktualisht në sallë mungoi grupi 6+. Gjithashtu, kuorum nuk pati për votim në lexim të dytë të projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...