“Arena Kombëtare” në rrezik, kjo është arsyeja

Autori: Gazeta inFokus
18:41 | 03 November 2018
Stadiumi “Arena Kombëtare” gjithnjë e më shumë po shkon drejt përfundimit, por tashmë janë duke u ngritur disa pikëpyetje për të.
Sipas njoftimit të fundit nga Federata Shqiptare e Futbollit thuhet se Ministria e Financave ka ardhur me një lajm tjetër.
Bëhet fjalë për mos rimbursimin e TVSH-së për pjesën e investimit të kryer nga FSHF në stadiumin “Arena Kombëtare” nga Komisioni i Apelit.
Sipas deklarimeve të fundit qiradhënia e ardhshme do të jetë e tatueshme. Më poshtë keni dhe njoftimin e plotë të FSHF-së.
Njoftimi i plotë:
Nga Ministria e Financave vjen një lajm tjetër: Komisioni i Apelit refuzon të rimbursojë TVSH-në për pjesën e investimit të kryer nga FSHF në stadiumin “Arena Kombëtare”. Kjo do të thotë që këtij investimi i mungojnë afërsisht 2 milionë euro dhe se praktikisht përfundimi i punimeve të stadiumit vihet seriozisht në pikëpyetje.
Në bazë të VKM Nr.953, datë 29/12/2014, neni 5, pika 5, Qendra Sportive Kuq e Zi, ka bërë deklarimet kronologjike në librat e blerjes dhe shitjes të TVSH-së, duke konsideruar dhe deklaruar se qiradhënia e ardhëshme do të jetë e tatueshme. Këtë shpjegim nuk po e bëjmë për Komisionin e Apelit që sillet si një grup “tifozësh ultras”, por për ata që e dinë dhe e kuptojnë këtë procedurë ligjore.
Gjithsesi FSHF do t’i drejtohet Gjykatës, për këtë çështje, por është për të ardhur keq se si një grupi burokratësh të shtetit dhe të politikës, ende nuk u ka dalë mërzia, që Shqipëria u kualifikua në “EURO 2016”, dhe janë akoma më të mërzitur që Tirana po bëhet me një stadium modern!

Të tjera
-
Hyseni i LDK’së: Sot nuk u sulmua vetëm fjala e lirë, por edhe vetë demokracia
Ekrem Hyseni i LDK’së thotë se sot nuk është sulmuar vetëm fjala e lirë, por ...
-
Rrëzohet lisi në Dardani, raportohet për disa vetura të dëmtuara – bllokohet hyrja
Rrëzohet lisi në Dardani, raportohet për disa vetura të dëmtuara – bllokohet ...
-
Helikopterët i lëshojnë nga ajri ushtarët amerikanë të këmbësorisë për një patrullim rutinor në kufirin me Serbinë
Helikopterët i lëshojnë nga ajri ushtarët amerikanë të këmbësorisë për një pa...
-
Kërstiq për protestat studentore në Serbi: Mund të ketë gjakderdhje në Beograd – Vuçiqi është diktator
Gazetari serb, Branislav Kërstiq, e ka quajtur diktator presidentin e Serbisë...
-
Haradinaj: Deklaratat e Ruttes alarmante, ShBA-ja është garant i sigurisë në Kosovë, jo Evropa
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka cilësuar si alarmante deklaratat e ...
-
Blerim Latifi: Secili po tutet me u ba kryeministër
Analisti Blerim Latifi tha në Pressing në T7 se askush nuk “është entuziast” ...
-
Haradinaj: Me Abdixhikun kemi komunikim të rregullt, me Krasniqin jam takuar së paku dy herë
I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar ta...
-
Dakaj: Nuk e di çfarë mund të jetë më e rëndë se sa të quash një gazetar “Vrasës me pagesë”, në një shoqëri normale do kishte reagim
Gazetari Shkelzen Dakaj ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së bërë nga Sami K...
-
“Vrạsës me pagesë”, Analistët: Diskursi i Kurtit – Kjo flet për gjendjen e tij, VV pajtohet me gjuhën e Kurteshit, dhunë verbale
Në emisionin Pressing po diskutohet për gjuhën e përdorur nga Sami Kurteshi, ...
-
Autobusët e linjës Podujevë – Prishtinë po qëndrojnë ende te objekti i komunës së Prishtinës
Autobusët e linjës Podujevë – Prishtinë po qëndrojnë ende te objekti i komunë...
-
Haradinaj për rezultatin e AAK-së: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin
Ramush Haradinaj, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në një interv...
-
Akim Rama i VV “shpall” rezultatet e rinumërimit të votave të pavlefshme, akuza LDK’së për manipulime
Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama, ka thënë se rinumër...