Sport

Akil Gjakova fiton të artën në Hungari

Autori: Gazeta inFokus 17:03 | 03 November 2018

Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova, ka fituar tjetër medalje të artë.

Kësaj radhe ai triumfoi në kampionatin evropian U-23, që po mbahet në Gyor të Hungarisë.

Pasi mposhti në gjysmëfinale me një IPPON rumunin, Marcel Cercea, kosovari kaloi në finale.

-Advertisement-

Në finale, Gjakova mposhti me IPPON xhudistin nga Azerbaixhani, Rufat Mammadov.

Kjo është arritja e dytë e Akilit brenda këtij muaji, pasi edhe në Grand Slamin e Abu Dhabit fitoi medaljen e argjendtë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera