Sport

Guardiola ka disa fjalë për portierin e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 13:52 | 02 November 2018

180 minuta pa pësuar gol – Arijanet Murici po tregon se mund të jetë e ardhmja e Manchester City dhe Kosovës gjithashtu.

Portieri 19-vjeçar ishte titullar mbrëmë kundër Fulhamit në Kupën e Anglisë dhe për 90 minuta mbajti portën e paprekur, ku skuadra e Pep Guardiolës triumfoi 2-0.Pas kualifikimit në çerekfinale, Guardiola ka folur vetëm për dy lojtarët, që sipas tij, ishin më të mirët në këtë ndeshje, portierin Arijanet Murici dhe heroin e dy golave, Brahim Diaz.

“Edhe një tjetër ndeshje pa pësuar gol e Aros (Murici). Ne nuk shënuam shumë gola edhe pse patëm shumë mundësi, por portieri sonte ishte në nivel”, ka thënë pas ndeshjes Guardiola.

-Advertisement-

Kjo është ndeshja e dytë e Muricit në Kupën e Anglisë, ku për 180 minuta lojë ai nuk ka pësuar asnjë gol.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera