Lajme

Gazetarja që goditi refugjatët shpallet e pafajshme

Autori: Gazeta inFokus 11:13 | 31 October 2018

Një grua, që punonte për një televizion online në Hungari, është shpallur e pafajshme. Petra Laszlo shokoi botën në vitin 2015, kur i nxori këmbën një refugjati, i cili u rrëzua bashkë me fëmijën që mbante në krah.

Veprimi i saj shkaktoi shumë zemërim. Por gruaja që mbante një kamera në kohën kur po vërshonin refugjatët, është shpallur e pafajshme.

Gjykata më e lartë në Hungari tha se veprimi i saj ishte i dënueshëm moralisht.

-Advertisement-

Skena u regjistrua në shtator të vitit 2015, kur shumë refugjatë nga Lindja e Mesme po kalonin nga Serbia në drejtim të Hungarisë.

Laszlo, që punonte për një televizion të ekstremit të djathtë, u pushua nga puna. Më herët ajo kishte goditur me këmbë edhe një vajzë refugjate.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera