Lajme

Prizren, arrestohet një person për drogë

Autori: Gazeta inFokus 15:50 | 30 Tetor 2018

Një person është arrestuar të martën në Prizren pasi dyshohet për posedim të drogës dhe substancave psikotroope.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për medie ka bërë të ditur se i dyshuari është L. Gj. lindur me 1986, shkruan Gazeta inFokus.

Në të njëjtin njoftim thuhet se në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur një sasi e drogës dhe armë.

-Advertisement-

“Gjatë kontrollit në lokacionin e caktuar janë gjetur dhe janë sekuestruar: • nëntë (9) paketime të mbështjella me qese plastike me substancë dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme rreth 3 kg e 670 gramë • një revole pa karikator”, thuhet në raportin e PK-së.

I dyshuari është dërguar në ndalim policor në stacionin policor në Prizren./Gazeta inFokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy