Lajme

Thaçi premton menaxhim të mirë dhe përkrahje për punëtorët e KEK-ut

Autori: Gazeta inFokus 16:34 | 26 October 2018

I sapo emëruari drejtor Menaxhues i KEK-ut , Njazi Thaçi është deklaruar pas pranimit të postit.

Thaçi përmes një postimi në facebook ka shkruar se ndjen përgjegjësi profesionale e morale për këtë post.

Sot pranova njoftimin nga Bordi i Drejtorëve të KEK-ut se kam qenë kandidati me i suksesshëm në konkursin për pozitën e Drejtorit Menaxhues. Ndihem jashtëzakonisht i lumtur qe po marr pozitën me të lartë të Korporatës nga një proces krejtësisht transparent dhe profesional. Ndihem shumë i lumtur, qe në dy fazat e intervistimit kam marrë vlerësimet maksimale nga të gjithë natarë e Bordit të Drejtorëve e po ashtu edhe të ekspertëve të Ambasada Britanike. Nga ana tjetër, ndjej përgjegjësi të lartë, profesionale dhe morale për postin qe me është besuar nga sot.”, ka shkruar Thaçi.
Ai po ashtu ka shkruar se do të angazhohet në menaxhimin sa më të mirë të KEK-ut.

-Advertisement-

“Korporatën Energjetike të Kosovës, ndërmarrjen me të fuqishme në vend, zotohem se do të angazhohem maksimalisht ta menaxhoi në mënyrën me të mirë të mundshme. Të zbatoj në përpikëri strategjinë zhvillimore të Korporatës në përputhje të plotë objektivat e Aksionarit dhe në harmoni me ligjet në fuqi dhe me direktivat e BE-së për sektorin energjetik.”, ka shkruar ai.

I pari i KEK-ut ka premtuar mbështetje për të gjithë punëtorët e KEK-ut.

“ Do të mbështes fuqishëm punëtorët të cilët vlerësoj qe janë aseti me i çmuar i KEK, pa përkushtimin dhe punën e tyre të palodhshme për një dekadë nuk do të ishim Korporata me e suksesshme në vend. Se bashku do të vazhdojmë të jemi shembull për të arritur suksese edhe me të mëdha. Në ditët dhe muajt në vazhdim do të shpalos strategjinë dhe objektivat e mija për zhvillimin e mëtutjeshëm të Korporatës në të gjitha njësit; gjenerim, prodhim, ambient dhe ngritje të kuadrove.”, ka përfunduar Thaçi.

Ndryshe Njazi Thaçi të premten është zgjedhur zyrtarisht drejtor Menaxhues në KEK.

Thaçi ka dal kandidati më i suksesshëm në të dy intervistat nga komisioni i përbërë nga Bordi i Drejtorëve të KEK-ut dhe ekspertët e partnerit zbatues nga Ambasada Britanike të cilët kanë bërë vlerësimet e ndara për secilin kandidatë, duke i vlerësuar me pikët e arritura gjatë dy fazave të intervistimit.

Ai ka mbajtur pozitën e ushtruesit të detyrës së Drejtorit të KEK-ut që nga nga largimi i ish-drejtorit, Arben Gjuka.

Gjuka ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit menaxhues të Korporatës Energjetike të Kosovës në maj të këtij viti./Gazeta inFokus/

Lexo edhe: Zgjidhet Drejtori Menaxhues i KEK-ut

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera