Lajme

Hoti: Kujt do t’i paguhen 1.2 milion euro për anëtarësim në Interpol?

Autori: Gazeta inFokus 14:14 | 19 October 2018

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar vendimin e qeverisë për të ndarë para për lobim për anëtarësim në INTERPOL.

“Kujt do t’i paguhen 1.2 mil euro për anëtarësim në Interpol?”, shkruan Hoti në Facebook.

Ai po ashtu ka shkruar se Qeveria po e konsideron Interpolin si organizatë biznesore private, shkruan Gazeta inFokus.

-Advertisement-

“Ndërkaq, tash Qeveria ndan 1.2 milionë euro për lobim për anëtarësim në Interpol, sikur kjo të ishte organizatë biznesore private. Janë qeveritë e vendeve anëtare të Interpolit ato që votojnë për pranim të një vendi të ri në këtë organizatë. Prandaj, kujt do t’i paguhen këto mjete?”, ka shtuar ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera