Khabib, leksione boksi me Mike Tyson për duelin ndaj Mayweather
Autori: Gazeta inFokus 07:47 | 17 October 2018
Babai i Khabib Nurmagomedov ka deklaruar se do të ishte i lumtur nëse djali i tij do të duelonte ndaj Floyd Mayweather në të ardhmen, duke shtuar se do të ftonte për stërvitje ish-boksierin amerikan të peshës së rëndë Mike Tyson dhe për ta patur në staf gjatë duelit.
Mayweather dhe Nurmagomedov prej disa ditësh kanë shprehur dëshirën për t’u përballur mes tyre në një duel boksi në Las Vegas gjatë 2019-ës, për të përsëritur atë që boksieri amerikan bëri një vit më parë me Conor McGregor.
Duke folur për mediat ruse, Abdulmanap Nurmagomedov, u shpreh: “Nëse Khabib do të ketë mundësinë të duelojë ndaj Mayweather do të ketë më shumë shanse për ta mundur boksierin amerikan. Khabib do t’i shkojë këtij dueli deri në fund. Për këtë sfidë, do të doja në stafin tonë specialistët më të mëdhenj të boksit botëror, Anatoly Lomachenko dhe Mike Tyson”.
Megjithatë, babai i kampionit të botës tha se për të fillimisht e rëndësishme është të mësojë fatin e djalit të tij pas hetimeve të Komisionit të Sportit të Nevadës, pas incidentit që u krijua pas eventit UFC-229. “Është shpejt për të folur për një marrëveshje për këtë duel boksi, por jam i sigurtë se Khabib ka shumë shanse për ta fituar atë duel”, tha Abdulmanap Nurmagomedov.
Të tjera
-
“Shpia, familja po konsiderohet si vendi më i rrezikshëm për gratë dhe vajzat”
Këtë javë në emisionin “Gratë në Fokus” me Meme Smajli, ishte e ftuar artistj...
-
Zv. Ministri i Kurtit: E kam parë vet listën, përveç Albin Kurtit i gjithë kabineti qeveritar ka qenë në “listën e zezë” të KFOR-it
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka konfirm...
-
Murati: Do të krijohet një institut i ri dhe një fond për pushimin prindëror dhe lehonave
Në konferencën për media ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran...
-
Murati tregon se kur pritet të ekzekutohen 100 eurot për fëmijët e pensionistët: S’ka nevojë për aplikim
Qeveria vendosi t’ua ndajë nga 100 euro fëmijëve (0-16 vjeç) e pensionistëve ...
-
Qeveria i ndan nga 100 euro për secilin pensionist dhe fëmijët deri në 16 vjeç
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka mbajtur një konferencë për media bas...
-
Mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri, reagon kompania kineze: Presim sqarime urgjente
Kompania kineze e rrjetit social, TikTok ka reaguar në lidhje me vendimin e q...
-
90% e prindërve kërkuan mbylljen e TikTok-ut, Rama publikon anketimin e bërë me prindërit
Kryeministri Edi Rama shprehet se 90% e prindërve janë dakord me mbylljen e T...
-
Rohde falënderon Kosovën për solidarizimin me Gjermaninë pas sulmit në Magdeburg
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka falënderuar Kosovën për mesazhet...
-
Rriten pritjet te Dheu i Bardhë
Qendra për Menaxhimin Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftua...
-
“Mas vshtiri u kanë mas lüfte, u dasht mu kthy me mbledh niher familjen”- Historia më emocionuese që keni dëgjuar ndonjëherë
Bisnesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, për herë të p...
-
PDAK thotë se Kurti emëroi një zëvendësministër që ishte i dënuar për keqpërdorim të fondeve
Partia Demokratike e Ashkalinve të Kosovës kanë thënë që kryeministri Kurti e...
-
Ndalohet për 48 orë një person në Prishtinë, u kap me kợkạḯnë- detaje nga Policia
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë Antidroga ka ndaluar një veturë në rr...