Sport

Dybala dëmton gjurin, alarmohen drejtuesit e Juventusit

Autori: Gazeta inFokus 07:16 | 17 October 2018

Paulo Dybala luajti 56 minuta në miqësoren e luksit, të mes Brazilit dhe Argjentinës, e zhvilluar mbrëmjen e të martës në Jeedah të Arabisë Saudite, por sërish nuk arriti të shfaqet si protagonist.

Më pas fantazisti u largua për një problem në gju, që duket se ka shqetësuar ndjeshëm edhe drejtuesit e skuadrës së tij, italianët e Juventusit.

Kjo pasi me t’u ulur në pankinë, Dybala përdori një borsë me akull mbi gju, duke treguar se problemi mund të ketë qenë më shqetësues sesa dukej në plan të parë.

-Advertisement-

Te Juventusi i druhen një dëmtimi të Dybalës, për më tepër në këto momente, kur fantazisti ka gjetur formën më të mirë dhe është shfaqur si protagonist në ndeshjet e fundit me bardhezinjtë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera