Sport

Si ndryshoi Kosova me trajnerin Bernard Chalandes

Autori: Gazeta inFokus 15:10 | 12 October 2018

7 ndeshje pa humbje, 6 fitore dhe një barazim – Kosova ka ndryshuar që nga largimi i Albert Bunjakut.

Ndeshja e mbrëmshme në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Maltës, ishte e 7-ta për Kosovën pa Bunjakun dhe e 6-ta me trajnerin e ri në stol, Bernard Chalandes.

Në të gjitha këto takime, Kosova regjistron vetëm rezultate pozitive, nuk ka asnjë humbje – 6 fitore dhe një barazim, në ndeshje miqësore.

-Advertisement-

Kjo ecuri fantastike e Kosovës nisi në nëntor të vitit 2017, me fitoren mbresëlënëse në stadiumin “Adem Jashari” prej 4-3 kundër Letonisë, e siguruar në sekondat e fundit me golin e Besar Halimit, pra kanë kaluar 334 ditë që kur Kosova nuk di për humbje.

Kosovën në atë ndeshje e udhëhoqi, Muharrem Sahiti, tani asistent i Chalandesit.

Pas kësaj fitore, me ardhjen e Chalandesit – Kosova u forcua edhe më shumë dhe në 6 ndeshje në krye me zviceranin, ka arritur 5 fitore dhe një barazim – nuk di për humbje.

Në këto 7 ndeshje të ecurisë fantastike, Kosova ka realizuar 15 gola, ndërsa ka pranuar 4 gola.

Humbja e fundit e Kosovës daton në tetor 2017, 2-0 nga Islanda.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera