Lajme

Gjilan, aktakuzë për vrasje në tentativë

Autori: Gazeta inFokus 11:14 | 12 October 2018

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve E.I. dhe V.I.

Prokuroria njofton se në muajin shtator 2018, në komunën e Gjilanit, i pandehuri E.I., me veprim të drejtpërdrejtë dhe me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin E.Z., në atë mënyrë që i përgatitur me armë dhe sëpatë shkon te shtëpia e të dëmtuarit dhe derisa tenton të shkrepë me armë në drejtim të tij, aty ndërhyn i pandehuri V.I., i cili e pengon këtë veprim, me ç’rast arma shkrepë para këmbëve të të pandehurit.

Me këto veprime, i pandehuri E.I., ka kryer veprën penale ‘’Vrasje në tentativë’’.

-Advertisement-

Gjithashtu, i pandehuri E.I, pa autorizim dhe në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm për armët, ka mbajtë në pronësi armë zjarri dhe pesë (5) fishekë, me ç’rast ka kryer edhe veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së.

Ndërsa, i pandehuri V.I., pas rastit të ndodhur, ka mbajtur në posedim të njëjtën armë në shtëpinë e tij, me çka ka kryer veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së.

Po ashtu, në aktakuzë i është propozuar gjykatës, që të pandehurit E.I, t’i shqiptoj dënim plotësues – konfiskimin e armës dhe të njëjtit t’i vazhdohet masa e arrestit shtëpiak.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera