Lajme

Komisionerja për ekonomi e BE-së viziton Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 06:54 | 11 October 2018

Mariya Gabriel, Komisionere e BE për Ekonomi dhe Shoqëri Dixhitale, do të vizitojë sot e nesër Kosovën.

Kjo është vizita e parë në Kosovë e Komisioneres Gabriel e fokusuar në Agjendën Dixhitale në Ballkanin Perëndimor dhe mundësitë për ekonominë e Kosovës.

Komisionerja do të takohet me anëtarët e qeverisë së Kosovës: z. Enver Hoxhaj Zëvendëskryeministër, z. Besim Beqaj Ministër për Inovacion dhe z. Valdrin Lluka Ministër i Zhvillimit Ekonomik. Pastaj ajo do të marrë pjesë në hapjen e Konferencës DIGITALKS.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera