Rozë

“Si ylber”, Rita Ora shkëlqen me fustanin plot ngjyra-foto

Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 09 October 2018

Çdo dalje e saj publike, nuk mund të mos vihet re. Ajo vlerësohet për stilin e saj, duke bërë që të gjithë të kthejnë kokën dhe mediat rozë të shkruajnë për të.

Fjala është për këngëtaren me origjinë shqiptare, Rira Ora, e cila ka tërhequr vëmendjen me fustanin e saj plot ngjyra teksa shkonte në studiot e “Universal City”.

Një fustan i ngjashëm me ngjyrat e një ylberi, me pala e deri tek kyçi i këmbës, si edhe kombinuar me një palë stiletto ngjyrë rozë, e tregonin këngëtaren në një formë perfekte.

-Advertisement-

Ndërkohë që Rita sapo i ka dhënë fund lidhjes nga i dashuri i saj muzikant Andrew Watt.

Në një intervistë me Jonathan Ross javën e kaluar, Rita e përshkroi mashkullin e saj të përsosur, duke pranuar që ajo kërkonte “paketën e tërë”.

Ajo gjithashtu shtoi se ajo çka kërkonte tek një mashkull ishte më së shumti personaliteti, por duke mos lënë pas as pamjen dhe veshjen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera