Sport

F1, Hamilton siguron “pole position”. Linja e parë e Mercedesit. Vettel, i nënti (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 10:27 | 06 October 2018

Kampioni i botës në fuqi dhe udhëheqësi aktual i klasifikimit të Botërorit të Formulës 1, Lewis Hamilton është konfirmuar si pretendenti kryesor, pa rivalë, për garën e Çmimit të Madh të Japonisë, në pistën e Suzukës, që do të zhvillohet këtë të dielë.

Britaniku i Mercedesit ka siguruar “pole position”-in e 80 në karrierë dhe, ashtu siç e konfirmon edhe në deklaratën e parë për reporterët se “nuk mund ta arrinte këtë pa ndihmën e skuadrës”, edhe në Suzuka të Japonisë do të niset përpara shokut të tij Valtteri Bottas.

Hamilton ishte i pakapshëm gjatë të gjithë sesionit të provave zyrtare, përfshi edhe minisesionin e tretë të kualifikueseve, që nisi me pistë të thatë dhe përfundoi me pistë të lagur.

-Advertisement-

Ai regjistroi kohën më të shpejtë prej 1 minutë, 27 sekonda dhe 76 të qindtat, duke lënë pas edhe Bottas. Në vijën e dytë të nisjes do të jetë Verstappen dhe Raikkonen, ndërkohë që gjërat shkuan shumë keq për ferraristin tjetër, Vettel, i cili regjistroi vetëm kohën e 9 pas një sërë gabimesh fatale në xhiron më të mirë me gomat e buta, përpara nisjes së reshjeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera